Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Qeshni! E qeshura është ilaç.. ju ndihmon për të pakësuar stresin. Në ç’menyrë?
E qeshura ju ndihmon të zbrazni tensionet emocionale. Kënaqësia që arrihet prej humorit, lidhet me reduktimin e papritur të tensionit dhe ankthit të brëndshëm.
Humori shkakton ndryshime të papritura në rrjedhen e të mënduarit tuaj. Ju filloni ti shihni problemet tuaja nga larg, të rivlerësoni rëndësine e gjerave. Filloni ti shihni si kmike ato gjëra që pretendojnë të jenë serioze. Ndryshimet në rrjedhen e të mënduarit shoqërohen edhe më ndryshime emocionale. Emocionet negative zëvendësohen me emocione positive. Dhe kjo shoqërohet me ndryshime biokimike në trupin tuaj.
E qeshura ka efekte dhimbjeqetësuesë. Dhe kjo ndoshta se ajo stimulon sekretimin e endofrinave në trupin tuaj. Një pacient që vuante nga një sëmundje e rëndë infective e kyçeve dhe që kishte aftësinë e studiuesit thote: 10 minuta të një të qeshure të thellë, të plotë, më jepnin mua, të paktën dy ore gjumë pa dhimbje. Veç kësaj, mendohet se e qeshura ul nivelin e hormonit të kortisolit që sekretohet më shumicë në gjëndje stresi. Nga ana tjetër, vërehet një rritje e imunoglobulinës A që e mbron trupin tuaj nga disa viruse.
Dikush tjetër i krahason efektet e së qeshirës me ato të kërcimit në vend. Kur ju qeshni, rritet ritmi i frymëmarrjes dhe rrahjet e zëmrës. Dhe kjo ju bën që të rritet ritmi i qarkullimit të gjakur. Si pasojë, rritet edhe sasia e oksigjenit që qarkullon në trurin tuaj. Truri në këtë rast çlirohet shumë më shpejt nga produktet e shkëmbimit të lëndëve. Ju ndjeheni më të freskët, më të gjallë.
Ndjenja e humorist dhe e qeshura ju ndihmojnë pëe të vendosur marrëdhënie më të mira me të tjerët. Buzëqeshja është distance më e shkurtër mes jush dhe të tjerëve. Provoni që ti buzëqeshni një tjetri, qoftë edhe të panjohur. Ka shanse gati absolute që ajo që ju do të merrni në shkembim të kësaj, të jetë një buzëqeshje. Një marrëdhënie e mirë më të tjerët është një mbështjetjë që ju lehtëson stresin.
Siç shihet, ja vlen seriozisht që të qeshni. Prandaj kujtojini vetës suaj se është mirë që të qeshni disa herë në ditën.
- Për këtë bëni gallatë.
- Tregoni dhe dëgjoni barcoleta.
- Shihni komedi.
- Rrini me dikë që ka humor.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….