Shkruan Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Mendja juaj është e aftë të krijojë imazhe, ose siç mund t’i quani ndryshe piktura mendore për ndodhi dhe objekte specifike dhe për eksperiencat tuaja lidhur me to.
Dhe jo vetëm kaq. Mendja juaj është gjithashtu c altë që l’i regjistrojë dhe i’i riprodhojë cksperiencat që ju përjetoni në formën e imazheve. Imazhet kanë pushtet mbi trupin tuaj.
Nëse imazhi që sillni ndërmend është i këndshën, qetësues, atëherë trupi juaj do të rijetojë po atë gjendje qetësie, që ai ka përjetuar në situatën reale të këndshme.
Me siguri që ju ka ndodhur të shijoni kënaqësinë e një kujtimi të bukur, kënaqësinë e një ëndërrimi. Në të vërtetë, ndodh që ju t’i përdorni imazhet e bukura, krejt pa vetëdije disa herë gjatë ditës. Dhe kështu, relaksoheni, por pa i vënë vehtes një qëllim të tillë.
Ndërkohë, ju mund t’i përdorni imazhet tuaja në mënyrë të vetëdijshme për të qetësuar mendjen dhe trupin tuaj sa herë që jeni të stresuar.
Ecuria është tepër e thjeshtë:
- 1. Zini një pozicion sa më të rehatshëm dhe mbyllni sytë. Lëshojeni plotësisht veten tuaj aty ku ju jeni ulur.
- Dlie tani merrni frymë ngadalë dhe thellë… dhe nxirreni frymën ngadalë… merrni frymë ngadalë dhe thellë…dhe nxirreni frymën ngadalë… Dhe ndërkohë që vazhdoni të merrni dhe të nxirrni frymë ngadalë dhe shtruar, sillni në mendjen tuaj imazhin e një situate në të cilën ju keni përjetuar qetësi dhe kënaqësi… Imagjinoni p.sh. veten të ulur buzë ujit të kaltër të detit në një mbasdite vere… (Ose duke ecur përmes një pylli në një ditë pranvere… Ose imagjinojeni veten tuaj në një situatë tjetër personale që është më qetësuese për ju. Ju e dini më mirë se çdokush tjetër se çfarë ju qetëson).
- Pushoni pakëz (10-15 sekonda).
- Dhe, tani, vazhdoni përsëri të imagjinoni veten tuaj në situatën qetësuese dhe të këndshme që keni zgjedhur ndërkohë që vazhdoni të merrni frymë ngadalë dhe thellë…ngadalë dhe thellë.. dhe sillni ndërmend mundësisht me hollësi të gjitha detajet e situatës.
Rikujtoni: tingujt, aromat, dritat, ngjyrat, lëvizjet, format dhe cmocionet tuaja që lidhen me to. Mundohuni ta rijetoni plotësisht situatën e këndshme. Merrni frymë ngadalë dhe thellë… ngadalë dhe shtruar… Dhe thjesht rrini dhe shijoni kujtimet tuaja të këndshme dhe qetësinë që po pushton gjithë trupin tuaj…rrini dhe shijoni qetësinë në trupin tuaj për pakëz kohë.
5.Dhe, tani, ju mund të ktheheni në gjendjen tuaj të mëparshme. Përfytyroni vehten tuaj në pozicionin e mëparshëm ku ju e filluat relaksimin. Largojeni vehten prej situatës së këndshme duke numëruar mbrapsht nga njëshi te katra (lapini sytë kur të thoni numrin katër):
- Një, ju jeni ende plotësisht të relaksuar dhe pasivë.
- Dy, ju jeni ende shumë të relaksuar dhe pasivë.
- Tre, ju jeni ende të relaksuar, por jeni më shumë aktivë.
- Katër, hapini sytë.
Merrni frymë thellë dhe shkrifuni pakëz para se të ngriheni në këmbë.
Ju ndjeheni më të shplodhur, më të qetë dhe më energjikë
Shkruan Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….