Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Me anë të kërkimit në një disiplinë të dhënë, arrihet krijimi i një baze shkencore që udhëheq praktikën dhe siguron kredibilitetin e profesionit. Përmes studimit sistematik të fenomeneve, kërkimi çon në zbulime të reja dhe në zgjerimin e fushës së njohjes brenda një disipline të caktuar, duke lehtësuar në këtë mënyrë, zhvillimin e kësaj të fundit si shkencë.
Kërkimi, shërben gjithashtu për të përcaktuar parametrat e një profesioni. Asnjë profesion nuk do të njihte zhvillim të vazhdueshëm pa të rejat që sjell kërkimi. Kërkimi në një disiplinë profesionale lejon të saktësohen sferat e aplikimit, të përcaktohen qëllimet në vazhdimësi dhe të rritet efektivitieti profesional. Pra, roli i kërkimit duhet parë si në forcimin e bazave shkencore ashtu edhe në zhvillimin e vazhdueshëm të profesioneve.
Kërkimi shkencor ndikon dhe ndikohet nga elemente abstrakte dhe konkrete, të cilët përfshihen në marrdhëniet e tij me botën empirike ose praktike.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…