Pyetje për logopedin.
Mirëmbrema
Desha të pyes për një vajzë timen që ka probleme me të folurin. -E kam vajzen 8 vjet ka problem me të folurit, por nuk e ka cdo herë, e ka herë pas here edhe nuk mban mend pothuaj aspak, eshte ne klase te dyte. Ka filluar te belbezoj pasi i ka mbushur 6 vite.
Përgjigjet: Ana KOTRO, Logopediste
- Fëmija juaj është një fëmijë shumë emocional, ai ndikohet prej ambientit rreth tij. Emocionet që ai përjeton në situata të ndryshme e bëjnë atë të shfaqë probleme në të folur herë pas here. Fëmija ka probleme me frymëmarrjen dhe frymënxjerrjen.
- Ju duhet t’i shfaqni siguri fëmijës tuaj, që ambienti ku ai ndodhet është i sigurt për të dhe ai nuk ka nevojë të përjetojë ankth apo turp. Nuk duhet ti’ tërhiqni vërejtje për mënyrën si i thotë fjalët, por duhet ta dëgjoni deri sa të përfundojë fjalinë. Asnjëherë mos i flisni me fjalë të shkurtuara por gjtihmonë me fjalë të plota.
- Duke qënë se fëmija juaj nuk mban mënd gjërat që ai ka mësuar mund të kemi të bëjmë me një problem konjitiv të tij.
- Ju duhet t’i drejtoheni një specialisti logoped për të bërë vlerësimin e moshës mendore të fëmijës tuaj. Ai do të evidentojë gjithashtu shkaqet e belbëzimit të fëmijës dhe në cilat kushte ai formohet.