Pyetje për logopedin.
– Prsh …Kam vllain 7 vjec dhe ka problem ne te folur nuk lidh dot fjalit dhe ka fjal si thot dot te plota mundesh te me ndihmosh si duhet te veproj?
Përgjigjet: Irma BULLA, Msc. Logopede.
Në rastin konkret duhet të bëhet një ekzaminim specifik tek logopedi për të konkretizuar defektet dhe pengesat që ka fëmija, të hartohet një plan ndërhyrës për korrigjimin e të folurit. Disa ushtrime praktike që mund t’ju vijnë në ndihmë në shtëpi në forëm loje për korrigjimin e fonemave të gabuara ose të munguara në fjalë :- ushtrime para pasqyrës për të ushtruar dhe vendosur gjuhën në pozicionin e duhur për të artikuluar shkronjat ku ka vështirësi -ushtrime me ndërtimin e fjalëve të thjeshta me 2 rrokje, 3 rrokje dhe shumë rrokje – ushtrime me fjalët që i thotë ngjysëm duke ja vendosur shkronjën ose rrokjet e devijuara në fillim të fjalës, në mes dhe në fund të fjalës. – Përgatitja e materialeve stimuluese si vizatime, objekteve që ndërthurin fjalë, fraza dhe fjali. – Ushtrimi i shqiptimit të saktë të tingujve në rrokje, rrokjeve në fjalë, dhe fjalëve në fraza, fraza në fjali duke përdorur fjalë që të kenë rimë midis tyre që të jetë më e lehtë në perceptim dhe artikulim, duke përdorur fjali me strukturë me 2 pjesë dhe 3 pjesë, fjali të krijuara, fjali të lidhura etj.