Pyetje për psikologun (Pyetja autentike e pyetësit)
- pershendetje si mund tme ndimoni nga ankthi me meret shpesh her fryma kam mendime te kqia ne kok nuk arrij te gezhoem per asgje ju lutem me shkruani
Përgjigjet: Ergita ZAJMI, Psikologe klinike…
I nderuar, pasi qe na mungon informata shtesë se gjëndja juaj a ka lidhje më ndonjë përjetim apo eksperienc të hidhur, obligohemi në aspekt general-përgjitheshëm të ju kthejmë pergjigjen duke shpresuar që do ju ndihmojme sado pak.
Duke marre parasysh simptomat që i përshkruani, ju kisha lutur të fokusoheni pak në eksperiencat apo përjetimet jo të mira që i keni pasur. Si pasoje e përjetimeve, ankthi vjen si një reagim i brëndeshëm dhe i panjohur, i tepruar ose i papërshtatshem ndaj stimujve të jashtëm të realitetit.
Këshilloheni ti praktikoni disa nga këto teknikat:
-1. Frymëmarrje të thellë
-2. Ecje dhe shetitje në natyre apo edhe angazhimi më ndonje lloj sporti
-3. Masazh
-4. Meditim
-5. Gjumë të rregullt, e gjithashtu edhe ushqyerje të rregullt dhe të shëndetëshme
-6. Numërim- numëroni më sy mbyllur nga 1 deri në 100
-7. Ndërrimë i ambientit, posaqërisht vëndeve nëse keni pasur kujtime jo të mira që edhe e kanë shkaktuar ankthin!
Nëse vazhdon kjo periudhe një kohë të gjatë dhe nuk vereni ndonjë përmiresim në gjëndjen e juaj, atëherë sugjeroheni të mbani ndonje takim/keshillim me psikolog apo profesionist të kësaj fushe
Përgjigjet: Ergita ZAJMI, Psikologe klinike…