Pyetje për psikologun. (Pyetja autentike nga lexuesi)
- Jam tu e qu djalin per ngecje ne zhvillim te psikiatri po qysh muj mi ndihmuj un ne shpi sa i perket mi msu nevojat e veta psh ngjyrat paret numrat etj.
Përgjigjet: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike…
Përshëndetje sipas përshkrimt tuaj fëmija juaj ka ngecje nē zhvillim?
Zhvillimi i vonuar apo çrregullimi mund të shfaqet vetëm në një apo më shumë sfera të sjelljes:
Motorikë apo lëvizshmëri të rëndë apo të lehtë,
Vështirësi në të folur, Vështirësi në sferën social-emocionale,
Kujdesi dhe ndihma ndaj vetes (duke filluar që nga aftësia për të mbajtur një shishen me qumësht apo lëng që në muajt e parë të jetës, deri tek kujdesi ndaj higjenës personale)
Për të arritur këtë objektiv duhet punuar nëpërmjet disa teknikave të terapisë së artit dhe lojës si njohja dhe identifikimi i emocioneve pozitive dhe negative nëpërmjet teknikës së shijes së emocioneve, shkarkimi emocional. Mund të fillosh përshembull duke përdorur lapsa me ngjyra , kuba, kuti, letra me ngjyrë gjithmonë duke e pyetur të tregoj me gisht sendet që përfaqësojnë ngjyrat, psh lapsi çfarë ngjyre ka, makina etj.
Përmendja e ngjyrave dhe theksimi i ngjyrave është i dobishëm.
Përdorni stinët për të mësuar më lehtë ngjyrat, e bardha në dimër, e verdha dhe portokallia në vjeshtë, jeshilja në pranverë.
Loja me kafshë ,vizatimi i familjes , njohja e emocioneve ju ndihmojnē që të aftësoni fëmijën tuaj për numrimin e parave , njohjen e ngjyrave si dhe të kuptuarit sa më shumë për botën e brendshme të fëmijës, konfliktet, tensionet, dëshirat apo preferencat e tij.
Përgjigjet: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike…