Pyetje për psikologun (pyetja autentike e lexuesit)
- Përshëndetje, kisha pak probleme me mesin e (kucin),kam qën tek doktori dhe me tha se ska asgjë kritike.Mirpo problemin unë e kam te psiqika ,sa cohem në mëngjes cohem me mendjen se a kam dhimbje,dhe posa e kujtoj me shkakton problem,kështuqë më shumë problemin e kam tek psiqika,kuptohet pas konsultimit me doktorin adekuat,për momentin perdori medikamente për ushqimin e trurit,nervat.Pres një sygjerim ju lutem?
Përgjigjet: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi…
Përshëndetje, faleminderit për pyetjen.
Ajo që do sugjeroja është një udhëtim personal të mendimeve tona. Ti lejojmë vetes një hapsirë psikologjike. Po çfarë është kjo hapsirë psikologjike? Ajo ka të bej me elaborimin e disa përvojave personale. Jeta është e copëzuar herë pas here prej problemeve, sfidave të përditshme dhe në vend që të ndreqim këto ngjarje me mendimemet tona duke e lodhur veten me to , është mire ti lëmë aty ku kanë rënë. Hapsira psikologjike nuk është një vend fizik por një cep i mendjes. Ajo është që ne të marrim kohë për të përpunuar dështimet, gabimet apo zhgënjimet për të parë se çfarë mund të mësojmë nga këto përvoja. Ne po përjetojmë një disekuilibër biologjik në të cilin duhet të mësojmë të punojmë. Kjo i referohet faktit se ne kur përjetojmë stres, trishtim, frikë apo shqetësim trupi ynë është i programuar që të krijojë dy lloje përgjigjesh – të luftojë ose të ikë nga rreziku. Në shoqerinë tonë keto dy sjellje nuk gjejnë vendin e tyre. Nuk është e nevojshme që ti kthejmë shpinën problemeve ose të luftoni kundër armiqve që në shumicën e rasteve nuk janë fizik por janë kercënime që na i sjell mendja. Ne duhet të formojmë strategji që të kalojmë në këtë hapsirën tonë psikologjike. Të cilat janë:
-Vetkuptimi–Vetkuptimi është aftësia për të na mirëpritur dhe pranuar që ne të mos e dënojmë veten ndaj dështimeve tona. Studimet në universitetin të Tennessee tregojnë se zhvillimi i këtij kapaciteti është çelsi i mirëqenies tonë emocionale.
-Ndalimi i dialogut negativ–Zëri ynë i brendshëm i bën mendimet tona të lëkunden midis qortimit, fatalizmit, pengesës, mungesës dhe frikës. Ai ka forcën e një uragani. Nëse vërtet duhet të marrim një mësim të vlefshëm nga një zhgënjim, dialogu negativ nuk është i dobishëm. Përkundrazi duhet të ndërtojmë objektiva për të ardhmen. Ja disa pyetje që ne mund ti bëjmë vetes dhe që mund të na ndihmojnë:
- Çfarë konkluzioni mund të nxjerr nga kjo që ka ndodhur?
- Çfarë mund të bëj për të përballuar një problem të ngjashëm në të ardhmen me burime më të mira dhe të sukseshme?
Në hapsirën psikologjike duhet të ekzistojë një material bazë ku të analizojë çdo detaj. Aftësia për të mësuar nga përvoja për tu përballur me të ardhmen me më shumë mençuri dhe forcë është një proces shërimi i brendshëm, është element që nxit rritjen personale duke na bërë të qartë drejt vizionit tonë . Ne nuk mund të ndryshojmë faktin që ndodhin ngjarje të vështira por mund të ndryshojmë mënyrën sesi i intepretojmë dhe reagojmë ndaj këtyre ngjarjeve.
-Kultivoni një pamje pozitive për veten. Zhvillimi i besimit në aftësinë tuaj për të zgjidhur problemet dhe duke u besuar instikteve ndihmon në ndërtimin e ketij ekuilibri të elasticitetit të mendimeve.
-Mbani një përpjekje shpresëdhënëse .Një pikëpamje optimiste ju ndihmon që gjërat e mira do të ndodhin në jetën tuaj.Në vend që të shqetesoheni apo keni frikë.
-Kushtoji kujdes vetes.
-Kushtoji vëmendje nevojave tuaja dhe ndienjave.
-Angazhohu në aktivitetet që ju pëlqejnë.
-Ushtrohuni rregullisht.
-Marrja e kujdesit vetjak ndihmon për të mbajtur mendjen dhe trupin tuaj për tu marrë me situata që kërkojnë elasticitet.
-Shkruajtja e mendimeve dhe ndienjave më të thella të lidhura me traumën ose ngjarje të tjera stresuese në jetën tuaj.
-Meditimi dhe praktikat shpirtërore ndihmojnë në ndërtimin e lidhjes dhe rivendosjes së shpresës.
Përgjigjet: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi…