Shkruan: Arjela OSMENAJ, Psikologe klinike..
Si ta kuptojmë që kemi të bëjmë me Parkinson?
- Tremori i qetësisë(dridhja në qetësi)
- Rigiditeti(ngurtësimi, rritja e rezistencës ndaj lëvizjeve pasive)
- Bradikinezia(ngadalësimi i levizjeve)
- Instabiliteti postural(balanca jo e mire)
Kur njëra nga dy simptomat është e pranishme dhe veçanërisht nëse janë më shumë evidente në njërën anë të trupit, diagnoza e sëmundjes së Parkinsonit është më e mundshme. Pacientët vënë re që diçka nuk shkon mirë kur ndjejnë dridhje në një gjymtyrë, kur lëvizjet që dikur ishin më të gjalla fillojnë të ngadalësohen, ose kur përjetojnë një ngurtësim të anësive dhe mos mbajtjen mirë të balancës.
Fillimisht simptomat janë variable në kombinimet e tremorit, bradikinezisë dhe instabilitetit postural.
Simptomat fillojnë në një pjesë të trupit dhe përhapen me kalimin e kohës. Ndryshimet ndodhin në ekspresionin facial(shprehi si maskë, pa emocion),ose shikimi si i fiksuar. Meqë simptomat zhvillohen gradualisht ,ato gabime mund ti atribohen ndryshimeve të moshës. Tremori mund të meret si dridhje e zakonshme e njerëzve të plakur. Qëndrimi i ngrirë i trupit, që është i zakonshëm në Parkinson, i atribuohet osteoporozës.
Kush rrezikohet?–Mosha mesatare–Mosha mesatare kur njerëzit sëmuren prej sëmundjes së Parkinsonit është 62 vjeç, por personat mbi moshën 60 vjeçare kanë 2-4% gjasa që ta fitojnë këtë sëmundje. Nëse në familje keni anëtar me sëmundjen e Parkinsonit, e rritë rrezikun tuaj. Meshkujt më shpesh sëmuren prej Parkinsonit në dallim nga femrat. Personalitete të njohura me sëmundjen e Parkinsonit janë boksieri Muhamed Ali de aktori Majkëll Xh, Foks.
Çfarë e shkakton sëmundjen?–Një pjesë e vogël e trurit e quajtur substanca nigra i kontrollon lëvizjet. Te Parkinsoni, qelizat në këtë fushë pushojnë së prodhuari dopaminë, substancë kimike që e ndihmon komunikimin dhe transferimin e informatave te qelizat nervore. Me vdekjen e qelizave të cilat prodhojnë dopaminë, truri nuk i pranon informatat e nevojshme.
Trajtimi me ilaçe–Trajtimi i sëmundjes së Parkinsonit bëhet me medikamente, me disa grupe të ilaçeve. Në grupin e parë janë ilaçet të cilat trurin e shndërrojnë në dopaminë. Në këtë mënyrë zvogëlohen simptomat dhe e lehtësojnë lëvizjen e pacientit. Grupi i dytë i ilaçeve janë dopaminë agonisti, të cilat e stimulojnë krijimin e dopaminës. Këto ilaçe e anullojnë avancimin e simptomave të sëmundjes. Ilaçet moderne e përmirësojnë jetën e këtyre të sëmurëve. Me skemën e tyre drejt marrjes së ilaçeve lehtësohet jeta e përditshme e pacientëve.
Ushqimi më i mirë–Pacientët me sëmundjen e Parkinsonit duhet të kenë ushqim të balancuar. Edhe pse proteinat nuk duhet të përzihen me disa ilaçe, ilaçin mund ta merrni gjysmë ore para shujtës. Ushqimi i pasur me fije bimore dhe lëngje mund të ndihmojë të pengohet kapsllëku, i cili paraqitet si efekt i padëshiruar prej ilaçeve. Po ashtu rekomandohet edhe marrja e vitaminës “D” dhe kalciumit që të forcohen eshtrat.
Ushtrimet–Ushtrimi mund të ketë efekt mbrojtës i cili e ndihmon trurin që në mënyrë sa më efikase ta përdorë dopaminën. Po ashtu, ndihmon të përmirësohet koordinimi, baraspesha, të ecurit dhe tremori. Që të arrihet efekti më i mirë, rekomandohet ushtrimi i vazhdueshëm, së paku 3 herë në javë, kohëzgjatja prej një ore. Po ashtu Tai çi dhe joga ndihmojnë në përmirësimin e barazpeshës dhe fleksibilitetit.
Shkruan: Arjela OSMENAJ, Psikologe klinike..
(Burimi: http://bit.ly/ACIBADEMSISTINA-Neurologjia)