16.07.2025
  • Marketingu
  • Kontakt
  • Webmail
No Result
View All Result
Psikologjia dhe Shendeti
ShoPsiKo
  • Home
  • Psikologji
  • Shëndetësi
  • Logopedia
  • Sociale
  • Analitikë/Fokus
  • Hulumtime/Analiza
  • Pyet Mjekun
  • Pyet Psikologun
  • Pyet Logopedin
  • Kontakt
Psikologjia dhe Shendeti
Home Logopedia

“Shenjat e alarmit te Autizmi”

në Psikologji, Shëndetësi
“Shenjat e alarmit te Autizmi”
Shpërndaje në FacebookShërndaje në TwitterDërgo në Whatsapp

“Shenjat e alarmit te Autizmi”

Shkruan: Ana KOTRO, Logopediste

Siç e dimë, autizmi diagnostikohet duke vëzhguar sjelljen e fëmijës dhe duke kërkuar për simptoma specifike.

Nukduhet të harrojmë , edhe pse rendi i etapave të zhvillimit është i njëjtë, kohëzgjatja e tyre nga një fëmijë në tjetrin ndryshon.

Të cilësuara si “shenjat e alarmit”, ato tregojnë nëse fëmija është apo jo në rrugën e duhur të zhvillimit normal.

Duhet të kemi parasysh disa nga shenjat e hershme të cilat na tregojnë nësë fëmija është në riskun e çrregullimeve të spektrit të autizmit.

Duke marrë në shqyrtim: zhvillimin konjitiv, zhvillimin gjuhësor, sjelljen, marrëdhëniet sociale.

 

0-3 muajsh:

Nuk reagon ndaj fytyrës së nënës

Qan pa arsye.

Nuk reagon ndaj zhurmave përreth.

 

3-6 muajsh:

Nuk shfaq interes ndaj zhurmave, objekteve, njerëzve përreth.

Nuk realizon gugatje kur është i lumtur.

Nuk ju vështron në sy.

Është jashtëzakonisht i qetë ose qan pa arsye.

Nuk reagon ndaj buzëqeshjes së nënës.

 

6-9 muajsh:

Nuk shfaq lumturi/mërzitje.

Nuk reagon ndaj emrit të vet ku e thërrisni.

Nuk reagon ndaj fytyrave të të panjohurve apo zhurmave përreth.

Nuk buzëqesh kur luani me të.

 

9-12muajsh:

Nuk shfaq reagime emocionale ndaj: shprehive tuaja të fytyrës, zhurmave përreth, lojërave tuaja me të.

Nuk luan me të tjerët.

Nuk belbëzon, të thotë rrokjet e para.

Nuk imiton tingujt (e kafshëve)

Nuk reagon ndaj emrit të vet kur e thërrasin.

 

12-18 muajsh:

Nuk reagon ndaj pyetjeve të thjeshta.

Jo pranues ndaj lojërave sociale.

Nuk përdor deri në tri fjalë si mama, baba, dada etj.

Nuk përdor gjesturat si merr, jep, trego me gisht, përshëndet me dorë.

Mungojnë rrokjet ma, ba, da, la etj.

Nuk reagon kur e thërret në emër.

Nuk qan kur njëri nga prindërit largohet.

Nuk bën mirupafshim me dorë.

Nuk ndihmon në proçesin e të veshurit.

 

18-24 muajsh:

Nuk përdor gjestura dhe tinguj për të kërkuar çfarë do.

Nuk përdor bashkëtingëlloret m, p, d, b, n etj.

Nuk i identifikon familjarët sipas emrave.

Nuk thotë/ kupton të paktën 10 fjalë.

Nuk tregon afeksion ndaj familjarëve dhe të afërmve.

Nuk njeh pjesët e trupit.

Në 2 vjeç duhet të njohë dhe përdorë të paktën 50 fjalë

Nuk bën lojëra sociale dhe imagjinare “bën sikur..”

Nuk përdor fjali me dy fjalë.

Nuk tregon interes ndaj bashkëmoshatarëve.

Nuk emërton objektet përreth.

Nuk reagon kur i kërkohet diçka ose pyetet për një objekt të njohur.

Nuk krijon pavarësi në aktivitetet personale.

Nuk imiton të tjerët.

Screening (skrinimi) është një proçedurë e rëndësishme për të identifikuar shenjat e alarmit tek fëmijët që riskojnë të jenë pjesë e çrregullimeve të spektrit të autizmit.

Kjo proçedurë realizohet nëpërmjet chek listave, të cilat marrin në shqyrtim sjelljen dhe zhvillimin e fëmijës krahasuar me etapat e zhvillimit normal.

Çdo fëmijë duhet t’i nënshtrohet kësaj proçedure, në mënyrë që të evidentohen vonesat në zhvillim, si dhe të monitorohen ata fëmijë që kanë një risk të lartë.

Shkruan: Ana KOTRO, Logopediste

Referenca: https://www.autismspeaks.org

https://www.cdc.gov/ncbddd/autism/screening.html

http://www.firstsigns.org/screening/tools/rec.htm

Moti

Tirana
16.07.2025
Partly Cloudy
1 ° c
4 c -4 c
Fri
4 c -7 c
Sat
7 c -6 c
Sun
4 c -7 c
Mon

Më të lexuarat

  • ÇKA ËSHTË ANKTHI (ÇREGULLIMI I ANKTHIT)

    ÇKA ËSHTË ANKTHI (ÇREGULLIMI I ANKTHIT)

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0
  • Stresi dhe llojet e tij

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0
  • Frymëmarrja

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0
  • Koncepti i shëndetit

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0

Na ndiqni në rrjetet sociale:

Psikologjia dhe Shëndeti

Ky portal mirëmbahet "Psikologjia dhe Shëndeti". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kosovë

Rruga ”Sylejman Vokshi” nr19/2, Prishtinë
Instagram: psikologjiadheshendeti
Facebook: Psikologjia dhe Shëndeti

+383 49 836 643
info@psikologjiadheshendeti.com

Shqipëri

Bulevardi Zogu I, Tiranë

Instagram: psikologjiadheshendeti
Facebook: Psikologjia dhe Shëndeti

+355 684892347
info@psikologjiadheshendeti.com
  • Marketingu
  • Kontakt
  • Webmail

© 2018 Psikologjia dhe Shëndeti

  • Home
  • Psikologji
  • Shëndetësi
  • Logopedia
  • Sociale
  • Analitikë/Fokus
  • Hulumtime/Analiza
  • Pyet Mjekun
  • Pyet Psikologun
  • Pyet Logopedin
  • Kontakt

© 2018 Psikologjia dhe Shëndeti

Kyqni në llogarinë tuaj

Keni harruar fjalëkalimin?

Plotësoni informatat më poshtë për tu regjistruar

Plotësoni të gjitha informatat Kyçu

Rikthimi i fjalëkalimit

Ju lutem shkruani emrin e përdoresit dhe email adresën për ta restuar fjalëkalimin.

Kyçu