Pyetje për Psikologun (PYETJA AUTENTIKE NGA LEXUESI PËR RUBRIKEN “PYET PSIKOLOGUN” )
- Jam një nënë 37 vjeçare, kohet e fundit shoh enderra që më shqetësojnë dhe kam filluar të kam frikë shumë të madhe se mos I ndodh diçka e keqë fëmijëve të mi. Kam qenë shumë mirë në të kaluaren, por që një kohe bukur të gjatë, mund të thëm 3 muaj shoh pothuaj për çdo natë cëtem ëenderra me skena të tmerrëshmë dhe nga kjo zgjohem natën qaj dhe I mbeshtjelle fëmijet nga frika se po ju ndodh diçka. Kjo me ka ndodh vetëm natën po që dy jave kam frikë edhe diten, fryma me zihet, goja më thahte dhe më vjen të bertas me sa zë kam. Ju lutem, a mund të më thoni si të veproj, sepses a më shumë po mundohem me I largu nga koka kto skena aq me shume po më futën në mëndje.
Përgjigjet: Lumnije TELAKU, Psikologe Klinike..
Po ju them që në fillim e ndëruara 37 vjeçare se ju nuk jeni e sëmure, pavarësisht nga këto vuajtjet tuaja pikëlluese ku ju duket sikur po merrni në qafe vetën dhe fëmijet, e sikur e keqja nuk do të ndalet, por përkundrazi.
Mendimet tuaja katastrofizuëse, me saktë obsesive ose vesveselie, janë shtrirë tek ju edhe natën nëpermjët ëndërrash, aq i madhë është alarmi ose ato që quhen “ kurthet e panikut”. Mendimet obsesive kanë të bëjnë më zmadhimin e rrëziqeve dhe zvogëlimin e mundësive të mira, ato tek libri im i kam quajtur “ MAN”, që do të thotë mendime automatike negative. Ketu e kanë bazën dhe ëndërrat apo makthet e tua. Frika se do të çmëndem ose se do të humb kontrollin e do marr në qafë vetën apo të tjerët, nuk ka asnje bazë shkëncore, madje vet këto tregojnë për qëndrueshmeri të fortë mendore. Ju mund të merrni disa ilaçe që qetësojnë trurin dhe të bëjne të flesh gjumë të qetë pa ëndërra, mirpo baza e kësaj punë çlironjëse do të duhet të jetë psikoterapia me disa seanca, pasi asnje lloj ilaçi, sado qetësues apo përgjumes që mund të jetë, nuk i ndryshon mendimet. Kurse më psikoterapi e cila kalon këto etapa: 1. Ju kuptoni se çfare ju duhet, si ai qe do ta marrë një patentë dhe i duhet një “kurs”, pra, paaftësia këtu nga e pavetëdijshme kthehët në të vetëdijshme.. 2.Ju do të mësoni gjatë seancave, se çfarë duhet të bëni dhe se si do duhet që të manovroni e menaxhoni mendimet, pra tamam si shoferi që po stervitet dhe vëndin e paaftësive të pavetëdijshme po e zënë aftësite e vetëdijshme. 3.Më seancat dhe hapjën ndaj provokimëve ju do të krijoni automatizimin e afirmacioneve pozitive, pra ashtu si shoferi që gjatë udhëzimeve po i gëzohet