© Shoqata e Psikologëve të Kosovës – ShoPsiKo “Intelekti”
E drejta autoriale: Shoqata e Psikologëve të Kosovës
Përderisa PISA matë njohurit elementare të fëmijëve që kanë të bëjnë me informacionet dhe aftësit që marrin në shkollë, koeficienti i zhvillimit mendor matë zhvillimin e procese konjitive tek fëmijët dhe aftësit e tyre konjitive si (përceptimi, logjika etj).Koeficienti i zhvillimit mendor tek fëmijët është bërë me anë të Matricave progresive me ngjyra të Ravenit, i cili përbëhet nga 36 figura me ngjyra. Në secilën figurë mungon një pjesë në të cilin i kërkohet fëmijës të identifikojë se cila prej 6 alternativave është adekuate për plotësimin e plotë të figurës. Për të realizuar KZHM përkundër testeve të tjera të inteligjencës nuk nevojitet matja e kohës së përgjigjeve, por që të pasurohet më tepër ky hulumtim ne vendosëm të masim kohën për secilin fëmijë se sa kohë i është dashur për t’u përgjigjur në 36 kërkesat e Matricave të Ravenit.
Duke marrë parasysh faktin se kërkohet një delikatesë për matjen e Koefiecientit të zhvillimit mendor, nën prizmin e këtij hulumtimi tek çdo fëmijë është matur ky koeficient në mënyrë individuale.
Ky hulumtim përveç koeficientit të zhvillimit mendor (KZHM) ishte i fokusuar edhe në suksesin e nxënësve, moshën, rradhën e lindjes, vendbanimin dhe kohëzgjatjen në përgjigjen e pyetjeve, numrin e përgjigjeve të sakta dhe numrin e anëtarëve të familjes. Të gjitha këto variabla janë hulumtuar për të vërtetuar ndërlidhjen në mes të tyre. Për përpunimin e rezultateve është përdorur programi për hulumtime sociale – SPPS dhe krahasimi i rezultateve me analiza statistikore.
Hulumtimi është realizuar në 2 komuna, Mitrovicë dhe Prishtinë, ku në hulumtin janë përfshirë nxënës të 12 shkollave fillore, numri i mostrës përbëhet prej 249 nxënësve. Shkollat janë selektuar në bazë të përzgjedhjes më të përshtatshme, kurse nxënësit janë përzgjedhur në bazë të numrave të rastësishëm të marra nga libra të metodologjisë, nxënësi që kishte atë numër ditari përzgjidhej për të marrë pjesë në hulumtim. Në secilën shkollë janë intervistuar përafërsisht 20 nxënës pesë të moshës 7 vjet, pesë të moshës 8 vjet, pesë të moshës 9 vjet dhe pesë të moshës 10 vjet. Kështu që mostra mund të themi se nuk ka qene 100% e qëllimshme sepse përzgjdhja e nxënësve ka qenë me anë të numrave të rastit, sidoqoftë mund të themi se mostra ka qenë e llojit të përzier.
Në hulumtin 51% përkatësisht 127 nxënëse ishin nga komuna e Mitrovicës dhe 49% ose 122 nxënës nga komuna e Prishtinës. Kurse sa i përketë gjinise 47% ose 117 nxënës ishin meshkuj, kurse 53% ose 132nxënës femra.
Në hulumtim morën pjesë 22.5% (56 nxënës) fëmijë të moshës 7 vjet, 24.5% (61 nxënës) të moshës 8 vjet, 26.1% (65 nxënës) të moshës 9 vjet dhe 26.9% (67 nxënës) të moshës 10 vjet.
Nëse i referohemi vendbanimit të nxënësve, 33.7% ose 84 nxënës ishin nga fshati dhe 66.3% ose 165 nxënës ishin nga qyteti
Nëse i referohemi kohës, përkatësisht kohëzgjatjes që iu është dashur secilit fëmijë të përgjigjet në 36 figurat e Ravenit statistikat deskriptive tregojnë se 0.8% e nxënësve iu është dashur kohë prej 2 deri ne 3 minuta, 26.5% e nxënësve iu është dashur kohë mbi 3 deri në 5 minuta, 39% e nxënësve iu është dashur mbi 5 deri në 7 minuta, 14% e nxënësve iu është dashur mbi 7 deri ne 9 minuta kohë për t’u pergjigjur, 13.3% e nxënësve iu është dashur mbi 9 deri ne 11 minuta për t’u përgjigjur. 2.8% e nxënësve iu është dashur mbi 11 deri në 13 minuta, 2% e nxënësve iu është dashur mbi 13 deri në 14 minuta dhe 0.8% e nxënësve iu është dashur mbi 14 minuta kohë të përgjigjen në kërkesat matricave të Ravenit.
Suksesi i nxënësve në shkollë ishte me notën 3 – mirë 34 ose 13.7% e nxënësve, 20.9% ose 52 nxënës me sukses të shumë mirë me notën 4 dhe shkelqyeshëm me notën 5 ishin 65.5% ose 163 nxënës.
Si pjesë e hulumtimit ka qenë edhe numri i anëtarëve të familjes përkatësisht numri i anëtarëve me të cilët jetojnë në një shtëpi. Ne rezultatet e anëtarëve të familjes mund të vërejm se 2.4% e nxënësve deklaruan se ishin 3 anëtarë të familjes, 18.9% e nxënësve deklaruan 4 anëtarë, 29.3% deklaruan 5 anëtarë, 18.5% e nxënësve deklaruan se ishin 6 anëtarë, 16.5% e nxënësve deklaruan 7 anëtarë, 6.4% e nxënësve deklaruan se ishin 8 anëtarë, 3.2% e nxënësve deklaruan se ishin 9 anëtarë, 2.8% e nxënësve deklaruan se ishin 19 anëtarë dhe 2% e nxënësve deklaruan se ishin mbi 10 anëtarë te familjes.
Nëse i referohemi rradhës se lindjes se nxënësve vërejm se 1.2% ishin fëmijë të vetëm, 38.2% deklaruan se ishin fëmija i parëi lindur, 32.5% ishin fëmija i dytë, 19.3% fëmija i tretë, 6.8% ishin fëmija i katërt dhe 2% e nxënësve ishin fëmija i pestë i lindur.
Pjesë e interesit të hulumtimit patjetër që ishin edhe përgjigjet e sakta që do na jepte secili nxënës në 36 figurat e matricave të Ravenit. Rezultatet tregojnë se 0.4% ose 1 nxënës nuk ka dhënë asnjë përgjigje të saktë, 3.2% e nxënësve kanë dhënë 1 deri në 12 përgjigje të sakta, 14.1% e nxënësve kanë dhënë 13 deri në 18 përgjigje të sakta, 30.9% e nxënësve kanë dhënë 19 deri në 24 përgjigje të sakta, 27.3% e nxënësve kanë dhënë 25 deri në 30 përgjigje tësakta dhe 24.1% e nxënësve kanë dhënë 31 deri në 36 përgjigje të sakta.
Nëse i referohemi koeficientit të zhvillimit mendor (KZHM), rezultatet e hulumtimit tregojnë se 2.8% ose 7 nxënës kishin ngecje sa i përketë zhvillimit të koeficientit mendor, 2.4% ose 6 nxënës kishin 75 koeficientin e zhvillimit mendor, 6.8% ose 17 nxënës e kishin 81 koefiecientin e zhvillimit mendor, 16.5 ose 41 nxënës e kishin 90 koeficientin e zhvillimit mendor, 19.7% ose 49 nxënës e kishin 100 koeficientin e zhvillimit mendor poashtu edhe 19.7% pra 49 nxënësve e kishin 110 koeficientin e zhvillimit mendor, 10% ose 25 nxënës e kishin 119 koeficioentin e zhvillimit mendor, 19.7% ose 49 nxënës e kishin 125 koeficientin e zhvillimit mendor dhe 2.4% ose 6 nxënës e kishin mbi 125 koeficient te zhvillimit mendor.
Konkludime
Më lartë janë përshkruar vetëm statistikat deskriptive të hulumtimit, në vijim janë të përshkruara interpretimi i statistikave analizuese të hulumtimit. Nëse i referohemi ndërlidhjes në mes të koeficientit të zhvillimit mendor dhe kohës që iu është dashur fëmijëve për të zgjidhur figurat e matricave të Ravenit rezultatet tregojnë një korrelacion prej .05*, është kryesisht korrelacion i ulët por që dëshmon se sa më të lartë që fëmijët e kanë pasur koeficientin e zhvillimit mendor aq me pak kohë iu është dashur për të zgjidhur figurat e matricave të Ravenit.
Në anën tjetër nëse i referohemi ndërlidhjes në mes të koeficientit të zhvillimit mendor dhe suksesit të fëmijëve rezultatet tregojnë një korrelacion .22*, në të cilin mund të themi se sa më të lartë që e kanë pasur fëmijët koeficientin e zhvillimit mendor aq më të lartë e kanë pasur performancën në shkollë përkatësisht suksesin e tyre për nga nota.
Pastaj koha që është dashur që fëmijët të zgjedhin figurat e matricave të Ravenit dhe numri i përgjigjeve të sakta na kanë dhënë një korrelacion po ashtu pozitiv por shumë të ulët .01, e cila është në prag të korrelacionit neutral çka do të thotë se numri i përgjigjeve të sakta nuk ndërlidhet ose fare pak ndërlidhet me shpejtësin ose kohën për t’u përgjigjur. Ky rezultat edhe dëshmon se përse figurat e matricave të Ravenit nuk kanë nevojë të kalkulohet koha për performancën e fëmijëve në këtë test.
Nëse i referohemi dallimeve sa i përketë gjinis, rezultatet dhe analizat statistikore tregojnë se nuk ekzistojnë dallime statistikisht të rëndësishme në mes të nxënësve meshkuj dhe femra. Çka do të thotë se ashtu siç edhe tregojnë rezultatet botërore për inteligjencën dhe aftësit intelektuale në këtë rast as koeficienti i zhvillimit mendor nuk është më i theksuar më tepër tek ndonjë gjini. As tek vendbanimet sa i përketë fshatit dhe qytetit analizat statistikore nuk kanë treguar se kemi dallime statitisikisht të rëndësishme sa i përketë koeficientit të zhvillimit mendor tek fëmijët ose nxënësit që jetojnë në fshat ose qytet.
Në analizat e mëtejme stastikore nuk u vërejtën ndonjë tendencë për dallime për nga koeficienti i zhvillimit mendor as për sa i përket moshës se nxënësve, të njejtën mungesë dallimi por që është statistikisht i dobët në prag për të treguar një dallim është në mes të komunave dhe koeficientit të zhvillimit mendor, ku nxënësit në komunën e Prishtinës kishin treguar një performancë më të mirë në lidhje me koeficientin e zhvillimit mendor, por me signifikancë ende të pathelluara për të dhënë një konkludim të sigurt për këtë dallim.
Nëse i referohemi gjinis dhe moshës se nxënësve për nga koeficienti i zhvillimit mendor mund të dallojmë se fëmijët me ngecje janë dy 8 vjeçar meshkuj, tek 9 vjeçarët janë 2 nxënëse me ngecje dhe 10 vjeçar janë dy nxënës dhe 1 nxënëse me ngecje, duke u bërë kështu gjithsej 7 nxënës nga 249 nxënës me ngecje sa i përketë koeficientit të zhvillimti mendor. Kurse tek nxënësit me ekstrem koeficient të lartë të zhvillimit mendor janë 8 vjeçar njënxënëse, 9 vjeçar një nxënës dhe 10 vjeçar 2 nxënëse meshkuj e dy nxënëse femra, pra janë 6 nxënës që kanë një koeficient të zhvillimit mendor të jashtëzakonshëm.
Nëse i referohemi kohës, suksesit në mesim dhe koeficientit të zhvillimit mendor mund të vërejm se prej 2 deri ne 3 minuta iështë dashur 1 nxënësi që ka një koefiecient të lartë mbimesatarë të zhvillimit mendor, kurse në 6 nxënësit me KZHM mbi 125 kanë qenë 3 nxënës që kanë arritur të kryejn testin e figurave të matricave të Ravenit për mbi 3 deri në 5 minuta, e njëri prej tyre duhet të cekim që ka pasur suksesin me notën (3) koha kaq e shpejt për këta 3 nxënës vërtet dëshmon se sa të aftë janë këta nxënës.
Sa i përketë rradhës se lindjes, rezultatet tregojnë se fëmijët që kanë lindur të parët kanë dukshëm koeficient më të lartë të zhvillimit mendor se sa ata që kanë lindur të dytët, të tretët, të katërtët apo të pestët. Rezultatet tregojnë se nga 3 fëmijë të vetëm që ishin 2 prej tyre kanë nje koeficient të lartë mbimestarë të zhvillimit mendor, kurse fëmijët e parë janë ata me rezultate më mbreslënëse sa ipërketë KZHM, 24 fëmijë të lindur të pare kanë koeficient të lartë mbimestarë të zhvillimit mendor dhe 4 prej tyre janë me koeficient jashtëzakonisht të lartë të zhvillimit mendor. Fëmijët me papjekuri fiziologjike (matitet fiziologjik) ishin 2 fëmijë të lindur të parë dhe 4 të tjerë të lindur të dytë dhe 1 tek fëmijët e lindur të tretë, duke treguar që fëmijët e lindur të dytë mund të kenë prevalencë më të lartë të papjekuri fiziologjike (matitet fiziologjik) sesa fëmijët e lindur të parët ose të tretët.
Nese i referohemi suksesit të nxënësve, moshës dhe koeficientit të zhvillimit mendor mund të dallojmë se janë dy 2 vjeçarë që kanë ngecje me zhvillim mendor, njeri ka sukses mirë (3) dhe tjetri ka shumë mirë (4), tek 9 vjeçarët janë poashtu dy nxënës me ngecje në zhvillim ku njeri prej tyre ka sukses mirë (3) dhe dy prej tyre kanë një sukses të shkelqyeshëm (5). Rezultatet janë shqetësuese në këtë rast për faktin se janë 7 nxënës që nuk kanë rezultatet të dobëta në shkollë por që rezultojnë të kenë ngecje në koeficientin e zhvillimit mendor, e të cekim që 3 prej tyre kanë sukses të shkelqyeshëm (5). Në anën tjetër mund të vërejm se tek nxënësit me koeficient të lartë mbimesatarë të zhvillimit mendor mund të vërejm tek 7 vjeçarët janë gjashtë nxënës një me sukses të shumë mire (4) dhe pesë të tjerë me sukses të shkelqyeshëm (5).Tek 8 vjeçarët janë 3 nxënës me suksese shumë mirë (4) që kanë koeficient të lartë mbi mesatar të zhvillimit mendor, tek 9 vjeçarët është një nxënës me sukses të mirë (3) që ka koeficient të lartë mbimesatarë të zhvillimit mendor. Tek nxënësit që kanë paraqitur një performancë jashtëzakonisht mbresëlënëse në testin e figurave të matricave te Ravenit, që janë gjithsej 6, mund të vërejm se njëri prej tyre ka një sukses tëmirë (3) dhe 5 të tjerë sukses të shkelqyeshëm (5). Rezultatet e tilla kur nxënësit kanë një sukses si 3 – mirë në shkolle por kanë një koefiecient të lartë të zhvillimit mendor na lënë shumë për të dëshiruar dhe kureshtar se sa prej nxënësve të tillë mund të jenë në gjithë Republikën e Kosoves, cila është arsye e performancës jo të mirë në shkollë ose mungesës se motivimit. Kurse për 5 nxënësit e tjerë me këtë koeficient kaq të lartë është krenari të kemi nxënës të tillë që një ditë do jenë jo vetëm e ardhmja e Republikës së Kosovës por ndoshta edhe e gjithë njerëzimit. Kurrë si dihet??
Rangu i koeficientit të zhvillimit mendor të matricave të Ravenit sipas rezultateve të hulumtimit:
© Shoqata e Psikologëve të Kosovës – ShoPsiKo “Intelekti”
E drejta autoriale: Shoqata e Psikologëve të Kosovës
(Falenderim për grupin hulumtues)