Shkruan: Albiona KADRIU………01.09.2020
1 shtator, datë që shënon entuziazmin e fëmijëve për në rrugën drejt dijes. Datë e cila simbolizon një fillim të ri të një viti poashtu të ri shkollor.
Sot duhej të shihej i gjithë ai entuziazëm e i gjith ai vullnet i yni, të zgjohemi e të bëhemi gati për në shkollë e ndoshta edhe të mos bëjm gjumin rehatshëm duke lundruar në mendjen tonë shoqëria e shkollës, profesorët, bankat e karriget në të cilat lam kujtimet e fundit në mars, vendet ku kemi kaluar kohën e lirë, etj… E tani që është tepruar dhe është shtuar shumë malli për shkollë, na mungojnë madje edhe stresi dhe emocionet kur hynim në provim e më pas notimi e shumë e shumë ndodhi të tjera atraktive nga të cilat kaloi kohë prej kur jemi distancuar.
Shtator i dashur, sot erdhe më ndryshe se herët e tjera. Në oborret e shkollave, sot e një vit më parë ndiheshin zërat më të mrekullueshmëm të nxënësve, jehonat dhe gëzimet e tyre. E sot, çdo gjë e boshatisur. Sot për fillestarët mësohet alfabeti në shtëpi, për ata që tani kalojnë në një fazë të re shkollore (klasa 6) ndihet emocioni i përshtatjes me mësimdhënës të rinjë,…, e pastaj gjimnazi. Hapësirat e tij komode për nxënësit, pikturat që na shiqojnë aq bukur me të hyrë në brendësi të objektit, klasat e korridoret që përbënin pjesën më të madhe të kohës së nxënësve.
Kujtimet e përmallimet sot janë shfrenuar e po kërkojnë kohën kur gjithqka çka sot po shkruaj, të kishte mundësi praktikisht të ndodh…