Shkruan: Fjora CANE, Msc ing. (postim i mikes sime)
Këtë shkrim po e postoj, si kërkesë e mikes sime (X) 23 vjeçare, e cila përballet më ankthin në mënyren më dinjitoze, dhe për ti treguar asaj se “Jeta është e bukur, pavarësisht sfidave”.
Si fillim më qetëson dhe më siguron fakti se ankthi nuk është sëmundje dhe si i tillë kurrsesi nuk mund të çojë në semundje. Ankthi është i dhimbshëm, acarues, i vështire por që me trajtim largohet prej njeriut. Shpeshherë ankthi e fut individin në një rreth vicioz ku mendimet nga më të ndryshmet (shumica janë mendime negative dhe rreth së ardhmes) vërshojne ne mendjen e njeriut duke e berë atë te ndihet i pasigurtë apo jo i denjë per shoqërine ku jeton dhe punon. Deri diku ankthin ne bazë te këndvështrimit tim mund ta shoh dhe si mirësi prej zotit sepse gjatë kohës që merresh me trajtimin e tij ,aq me shumë fillon të njohësh veten dhe te zbulosh aftësi te cilat me perpara nuk mendoje se i kishe.
- Por lind pyetja: Si mund të kontrollohet ankthi?
Personalisht unë iu drejtova psikoterapise dhe këshillimit me psikolog. Nëpermjet këshillave te tij mësova se ankthi do përballje.
Pra ankthi do përballje. Përballja bëhet ne ato situata , veprime dhe mendime që mua me shkaktonin siklet dhe nervozizëm.Duhet bërë perballja ndaj provokimit duke duruar dhe më te sikletshmen qoftë dhe në menyre imagjinare sepse pas kësaj provokimi nuk ka më “fuqi” sa vjen dhe dobësohet.Ankthi që të luftohet do shumë punë dhe durim. Menjëhere sapo më vijnë mendime ankthioze qe zakonisht shoqërohen me pyetjet pse , po sikur, unë dua ta angazhoj veten time me ndonjë aktivitet,sepse e di që ato pyetje jane “kurthe te ankthit” për të më stermunduar mua akoma dhe më shumë. Ankthin unë e largoj duke mos qendruar më vetem dhe e izoluar. Preferoj te dal qoftë edhe per shëtitje ne ajër te paster, duke frekuentuar ambiente relaksi apo edhe duke u angazhuar ne punë vullnetare, e në këtë menyrë nuk e lejoj ankthin të “luajë” me mua.
Vlen te theksoj se është shumë e rendesishme dhe shoqërimi me njerëzit e duhur. Kam kuptuar se njerëzit psikovampire, manipulatore, pesimiste nuk janë per mua.. E njejta bindje qëndron edhe per punën . Nqs unë shoh ndonjë situate që më nervozon dhe më shkakton ankth, përse të mos largohem?!
Unë nuk jam e detyruar te duroj rrethana te cilat më bëjnë te ndihem e papërshtatshme.Në fund te fundit jeta është shumë e bukur dhe skam pse ta çoj dem me ndjenja dhe mendime negative…
Shkruan: Fjora CANE, Msc ing. (postim i mikes sime)