Shkruan: Tea HIDA, Studente e Psikologjisë
Prindërit gjithnjë ankohen se fëmija e tyre në moshë të vogel asnjëherë nuk i ha ushqimet që i nevojiten për një rritje të shëndetshme, ku rolin kryesor e kane frutat dhe perimet. Si prindër, një nga detyrat tona më themelore është të ushqejmë fëmijët tanë. Duket mjaft e thjeshtë. Por, kur fëmija është selektiv në lidhje me atë që do të hajë, kjo mund të kthehet në një stres dhe nervozisëm tek prindërit. Por nuk ka asgjë të pamundur!
Këtu po ju jap disa ide të thjeshta dhe praktike:
1-Së pari, kurrë mos etiketoni fëmijën tuaj me fjalë fyese apo duke përmendur personazhe nga filmat vizatimorë që ata nuk i preferojnë. Do jetë e tëra kundra jush dhe nuk do funksionojë që ai/ajo të hajë.
2-Jepini kurajo fëmijës tuaj që të eksplorojë dhe të shikojë ushqimin si fillim, pa pasur qëllim që ta hajë atë.
3-Bëjeni të ngrënit një proçes me faza. Psh, si fillim lejojeni fëmijen tuaj që të hajë tek vendi apo tek pjata e tij e preferuar. Së dyti nëse ai/ajo do që të hajë me shokun apo shoqen e tij/saj, plotësojani dëshirën por gjithnjë duke i dhënë ushqimet që ju po lodheni kaq shumë që ai/ajo ti hajë.
4-Bëni pazar së bashku me fëmijën tuaj dhe përfshijini ato në gatimin e tyre. Përveçse do të jetë zbavitëse, do ti ndihmojë dhe ata që ti pëlqejnë dhe të fillojnë ti hanë ushqimet që duhet. Normalisht që nuk mund të ndodhë shumë shpejt kjo gjë, duhet pak durim nga ana juaj!
5-Sigurohuni që ata të jenë të uritur gjatë vakteve kryesore.
6-Uluni dhe hani familjarisht. Nëse nuk keni mundësi të gjitha vaktet, të paktën gjatë ngrënies së darkës të jeni të pranishëm të gjithë. Mos harroni që fëmija imiton shumë gjatë fazave të para! Bëhuni ju një ‘’role model’’ për ta!
7-Shpjegojini fëmijës se çfarë efekti dhe rëndësie ka ushqimi tek trupi ynë.
8-Së fundmi mendoj se kjo është pjesa më e bukur dhe më e pëlqyeshme nga fëmijët edhe pse do shumë durim dhe pak kreativitet nga ana e prindërve.
Shkruan: Tea HIDA, Studente e Psikologjisë