Shkruan: Elpiniqi MERKURI, Psikologe klinike…..
Gjatë kësaj periudhe ajo çfarë është e dukshme në mënyrë globale është se asnjëri prej nesh nuk është duke e kaluar në një formë optimalë këtë situatë.Virusi është problematika kryesore dhe nën problematikat e tij kryesore janë shëndeti mendor dhe ekonomia përposë të tjerave.
Është një periudhë e frikshme që në thelb të gjithë ndihemi në ankth gjithashtu dhe unë ndjej ankth. Është diçka normale, unë e menaxhoj situatën sepse më ndihmon formimi im profesional ndërsa për popullatën e gjerë janë vënë në shërbim profesionist të shëndetit mendor të cilët janë duke bër një punë të shkëlqyer nëpërmjët terapive online dhe mbi të gjitha në mënyrë vullnetare.
Ajo çka duhet të kuptojmë është se shëndëti jonë mendor nuk është i ndryshëm nga shëndeti fizik. Disa nuk shqetësohen për shëndëtin e tyre fizik por pjesa më e madhe janë pothuajse një pjesë të mirë të kohës duke ia dedikuar shëndetit fizik duke bërë palestër apo duke u shqetësuar për formen e ushqyerjes dhe duke ndjek një ritual gjumi apo përdorimi nutrientësh apo vitaminash në një mënyrë të rregullt.
Siç thashë më sipër gjumi është pjesë e shëndëtit fizik por jo vetëm, ai bën pjesë edhe te shëndeti jonë mendor. Gjatë kësaj periudhe ajo çfarë po dëgjojmë në një formë vulgare është prishja e sistemit të gjumit , fjetja vonë dhe ngritja vonë duke prishur kështu ekuilibrat e ditës të cilat duhet të ruhen në një formë rigoroze.
Pra ajo çka duhet të kuptojmë është shëndeti jonë mendor është i ngjashëm me atë fizik dhe nëse nuk kujdesemi ashtu siç kujdesemi për atë fizik trupi dhe mendja jonë do të shfaqin probleme të cilat nuk do të mundemi më ti menaxhojmë vetë pa ndihmën e një profesionisti.
Ne duhet të zgjedhim rrugë të shëndetshme për të menaxhuar ankthin tonë dhe nëse jemi gjithë kohës dukë i thënë vetes: “Unë skam ankth, unë do e kaloj këtë situatë anksioze, duhet të merrem me diçka që ta kaloj ankthin dhe të flasë gjithë ditën për të” ose“ Boll ndjenjës së ankthit, pse kam ankth?”
Në fakt nuk është se kemi bërë gjë tjëtër veçse i kemi dhënë jetë këtyre mendimeve dhe e kemi fuqizuar atë. Sa më shumë i thua vetes të mos ketë ankth aq më shumë ankthioz bëhesh.
Izolimi është një faktor tjetër i cili duhet parë në një kontekst pozitiv nëse do të kthehemi pak në kohë dhe ta përkthejmë si term apo të kujtojmë historinë “ Unë kujtoj izolimet e Stalinit apo izolimet e Skraparit” të kaluarat e hidhura të njerëzimit. Pra nëse duam të përdorim këtë fjalë të jemi të kujdesshëm sepse ka fuqi të mbinatyrshme traumatike .
Mos vallë jemi duke kaluar kohë me njerëzit tanë të zemrës, mos vallë qëndrojmë shtrirë në krevatin tonë të butë dhë të ngrohtë, mos vallë shohim televizor dhe kërkojmë në internet , mos vallë kemi kohë të shohim fëmijët tanë se si sillen e si luajnë ndërkohë që nuk e kemi pas asnjëherë tjetër të favorshme sikur tani.
Ajo çka nuk duhet të bëjnë profesionistët e shëndetit mendor dhe media është që të mos specifikojë terma të cilët mbartin shumë nën kuptime në vetëvete si: “distanca sociale”. Jo, Terminologji e gabuar preferoj të them “distancë fizike” kjo është e duhura, duhet të luftojmë fortë për mos të humbur marrëdhënien sociale midis njëri tjetrit në këto ditë të vështira për mbarë botën ne duhet të kuptojmë që jemi të distancuar ose të larguar fizikisht nga njëri tjetri jo të distancuar social.
Ne duhet të komunikojmë në mënyrë të vazhduar më njëri tjetrin madje tani është koha më e mirë për të telefonuar miq të cilët ke kohë që nuk i ke parë, njerëz të familjes të cilët janë të larguar dhe mbi të gjitha moshatarët të cilët jëtojnë vetëm dhe ndoshta është ajo pjesë e shoqërisë e cila është më e trembur në këto kohë dhe ka nevojën e të gjithve ne për ti pyetur se si ndihen?. Dhe më e bukura është që mund të argëtohemi për orë të tëra duke fol me këta njërëz sepse edhe ata si ne kanë gjithë kohën e mundshme për ta bërë këtë gjë si asnjëhërë tjetër.
Kur kemi një stres kronik shohim se si oraret e gjumit na janë çekuilibruar , zgjimi disa herë natën, ëndrrat jo të mira… Kjo sepse mendja jote ka marrë emocione gjatë ditës dhe i përkthen në këtë formë. Ajo çka duhet të mësojmë është të menaxhojmë ankthin tonë në mënyrë që të flemë mirë dhe të përshtatemi më lehtë me ndryshimet duke kontrolluar emocionet tona.
Këto emocione mund të shfaqen duke qarë, apo të jesh i këputur /lodhur fizikisht. Dhe keto ndoshta përsëriten në formë të rregullt disa hërë gjatë ditës dhe ti nuk po e kontrrollon dot më veten është e rëndësishme që ti të kërkosh ndihmë.
Nga ana tjëtër gjatë përiudhës që ti ndihesh në ankth ti duhet ta vendosësh trupin dhe mëndjen tënde në një mode relaxi dhe kjo është një mënyrë që ta heqësh ankthin. Të përdorësh mëndjen për të relaxuar trupin kjo është mënyra më e mirë për ta fikur ankthin dhe për tu fokusuar tek relaksimi.
Disa strategji që duhet të ndjekim gjatë kësaj periudhe për ta menaxhuar më mirë situatën:
Disa mënyra për ta mbajtur mëndjen të relaxuar janë:
- të këndosh,
- të qeshësh,
- meditosh,
- dëgjosh muzik relaxuese,
- të kërcesh,
- të luash piano apo një vegël tjëtër muzikore osë të ndjekësh kurse online,
- gatuash, apo të bësh çfarëdo lloj aktiviteti që të pelqën në mënyrë që ti ndjesh këto që bën dhe ta kesh të fokusuar mëndjen tënde aty.
Në këtë formë koshienca jote do ta drejtojë mëndjen tënde drejt relaxit.
Do u jap një shembull të thjeshtë për ta kuptuar: shpesh na ndodh që kemi pas qenë në një vënd apo festë apo ngjarje e cila na ka lëne mbresa shumë të bukura dhe sa herë që e kujtojmë e kapim veten duke buzëqeshur dhe në mënyrë indirekte ndjehemi të lumtur dhe të relaksuar dhe ne pa e kuptuar e kemi heq mëndjen nga gjendja ankthioze . E njëjta gjë duhet të ndodh me frekuentimin e këtyre mënyrave të argëtimit të mbajmë mëndjen tonë të pozicionuar në një mode relaxi.
Mund të përzgjedhim një foto të kohës kur kemi qenë në plazh dhë të fillojmë të ëndërrojmë duke e lejuar veten që çdo qelizë e jona ta ndjejë erën e detit, rërën që të djeg këmbët, diellin që të ngrohë shpirtin dhe të dëgjojë dallgët e detit se si përplasin guralecët shumë ngjyrësh kjo është ajo ndjesi që trupi juaj duhet të provoj dhe të ndihet i relaxuar.
Kur ndezim televizorin dhe shohim lajmet dhe ngjarjet e fundit ne fillojmë të ndihemi shumë të tensionuar , gjithashtu ndjejmë ankth e vërteta është që shpesh hërë dëgjojmë të njëjtat lajme dhe asgjë të re, por kemi krijuar një varësi që na jep sinjalin që nëse nuk e ndezim ndoshta diçka do të ketë ndodhur .
Ajo çka lajmet afektojnë tek ne dhe sa të varur bëhemi pas tyre dhe sa i rëndësishem është menaxhimi i tyre është një pikë kryesore që duhet të sqarojmë. E vërteta është që po neve duhet të marrim disa informacione por duhet të strukturojmë kohën dhe ky lloj informacioni të meret me rreth 3 pjesë gjatë gjithë ditës.
Kjo do të thotë që duhet të vendosim disa rregulla për ditën tonë. Nëse shohim lajme gjatë gjithë ditës dita jonë do të dis orrjentohet dhe kjo mund të jetë një arsye që përkthehet me ankth. Është njëlloj si me ushqimin e keq që nëse nuk e shmangim do të na kushtojë shumë në shëndetin tonë fizik e njëjta gjë dhe me lajmet nësë jemi të ekspozuar gjatë gjithë ditës në to ne do ti shkaktojmë probleme shëndetit tonë mendor.
Unë nuk po them ta shmangim 100% marrjen e këtyre informacioneve sepse dhe me dietën ushqimore të lihet një hapësirë ku ti mund të konsumosh diçka që është e kategorizuar tek jo të shëndetshmet por kjo duhet konsumuar shumë rrallë që të vazhdosh të kesh një fizik të shëndetshëm, e njëjta gjë dhe me shëndetin mendor sa më shumë ta ruajmë nga ekspozimi i gjërave që shkaktojnë stres, ankth, axhitimi dhe sa më i rrallë të jetë ekspozimi ndaj tyre aq më të shëndetshëm mendërisht do të jemi.
Marrja e informacionit duhet të bëhet jo më shumë se 3 herë për jo më shumë se 30min siç e përmenda dhe më sipër. Dhe 2 orë para se të flini mos lejoni ekspozimin tuaj në marrjen e këtyre informacioneve.
Pra 2 orë para se të flini:
- – Jo, parjes së lajmeve që japin informacion lidhur me situatën! dhe
- Po, ndjekjes së programeve që sjellin buzëqeshje dhe energji pozitive tek ju!
*Një mënyrë tjetër argëtimi është ndjekja e sporteve të ndryshme qoftë: football, voley, basket, tenis, formula 1 etj që kanë qenë luajt vite më parë ose para pak kohësh që ju i pëlqeni dhe kanë lënë tek ju një mbresë të mirë dhe që mund të harxhoni një kohë të mirë për ti parë dhe për tu argëtuar me to.
Parja e filmave komedy
Është një aktivitet shumë arrgëtues që do ua mbushi orën me të qeshura dhe plot energji pozitive dhe do u bëj të ndiheni mirë si psh: Mr. Bean
Të luash me fëmijet
Të luash je fëmijet dhe të futesh në botën e tyre është një tjetër aktivitet duke u rikthyer mbrapa në moshë kjo jo vetëm që do bëj fëmijën tënd të ndihet mirë por dhe ti nëpërmjet lojrave të tyre do të mund të rikthehesh në kohë dhe të rrikujtosh ngjarjet e fëmijërisë dhe pse jo ti ndash ato më fëmijën tënd.
Gjithashtu ata mund tju rikujtojnë juve njohuri letare, gjuhësore apo matematikore që ju mund ti keni harruar. Mos harroni që fëmijët më shumë se kurrë kanë nevojë për prezencën tuaj këto kohë dhe mbeshtetje emocionale pasi për ata ndoshta mund të jetë hera e parë që i kanë prindërit bashkë në shtepi për një kohë kaq të gjatë.
Të këndoni duke bërë karaoke
Mendoj që disa kanë pas shumë dëshirë të marrin pjesë nëpër lokale ku bëhen karaoke dhe ndoshta skanë mundur ose kanë pas turp që të dalin para të tjerve dhe ta bëjnë. Ky është momenti më i mirë për ta provuar dhe do shikoni që do kaloni një kohë në familje ku të gjithë do të argëtohen me zërin e njëri tjetrit dhe do të ketë plot të qeshura.
Por mund edhe vetëm të ngrini volumin dhe të dëgjoni këngë dhe ti lejoni të depërtojnë tek ju nëse në familje keni dhe antarë të moshuar ju mund të përzgjidhni një repertor me këngë të vjetra ku do ti ktheni mbasë në kujtime dhe do të shihni buzëqeshje në fytyrën e tyre.
Kujtoni që dhe për të moshuarit kjo është një periudhë shumë e sikletshme në të cilën më shumë së kurrë kanë nevojë për ndihmën tuaj që nëse nuk është fizike të jetë emocionale. Qoftë edhe një videocall duke i pyetur se si ndihen dhe si janë do i bëjë shumë mirë.
Kërceni
Po kërceni trupi juaj do të çlirojë aq shumë energji pozitive saqë do të ndiheni i lirë dhe plotë jetë. Trupi juaj gjatë këtij proçesi çliron endorphina të cilat janë antidota të stresit.
Bëni yoga
Nëse mundeni ta aplikoni nëse jo u ftoj të ndiqni video në youtube dhe ta praktikoni kështu mund të mësoni dhe diçka të re. Ka pafund video me tutor që u mësojnë jo vetëm këtë lloj aktiviteti por çfarëdo lloj aktiviteti që keni dëshiruar ta mësoni dhe skeni pas kohën e duhur për ta bërë.
Lexoni libra
Ju mund të zbuloni një talent tek vetja duke e shkruar vetë një të tillë, qëndisni apo dizenjoni veshje që ju mund të keni kohë që mendoni si do u dukeshin në trupin tuaj.
Aktivitete aerobike
Sipas studiuesve thuhet se ata të cilët janë të përfshirë në aktivitete aerobike dhe sportive janë individë përveçse më të shëndetshëm fizikisht por edhe mendërisht dhe janë më të lumtur dhe ndihen më pak të stresuar.
Lidhjet sociale
Janë shumë të rëndësishme ne nuk duhet të shkojmë drejt distancës sociale ne momentalisht jemi të larguar fizikisht ndaj njëri tjëtrit që do të thotë ne nuk mundemi të takohemi me njëri tjëtrin fizikisht dhe kjo është koha më e mirë për tu afruar me njëri tjëtrin emocionalisht dhe për tu bërë më të fortë.
Dhe kjo arrihet duke mos humb kontaktet dhe duke qenë shumicën e kohës ne lidhje telefonike apo video me ta dhe duke ndar momente nga dita jonë me ta dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne jemi qenie sociale që nga lindja, një problem i tillë mund të na shkaktonte shumë në shendetitn tonë mendor.
Nëse do ti referohemi një ndër koncepteve më të dëgjuara të quajtur “Maslou hierarkia e nevojave” të cilat janë të pozicionuara si shkallët e një piramide nga baza deri të maja dhe të shohim renditjen e tyre do të shohim se nivelin e parë e zënë nevojat psikologjike në të çilat bëjnë pjesë: ushiqmi, uji, komforti, pushimi. Domethënë me pak fjalë sipas Maslou nëse i plotëson këto nevoja ajo çka do të kërkosh më shumë është niveli apo nevoja e të qenit i sigurtë.
Pra të jesh i sigurtë se askush nuk do të vi të të godasë apo të të bëj keq. Mendoni për ata që momentalisht jetojnë në një zonë lufte apo në një ambient jo të sigurtë sa të vështirë e kanë për ta kapërcyer këtë nivel.
Nëse i kapërcejmë me sukses këto dy nivelë ajo që do të vi më pas është lidhja apo marrëdhëniet sociale si: marrëdhëniet intime, apo shoqërore pra ktu shohim se sa i rëndësishëm është ky nivel që të qëndrojë i fortë për të vazhduar më tej ngjitjen drejt majës së piramidës.
Nëse ruajmë komunikimin dhe empatinë në këtë lloj situate ne do të shpëtojmë veten dhë botën nga ajo gjë e quajtur “ distanca sociale” e cila nuk do të ketë më empati brenda do të ketë përçarje të këtij niveli dhë rrezikojmë një botë të dhunshme dhe njerëz pa ndjenja.
Dhe duke kapërcyer këtë lloj niveli do të hidhemi tek nevoja për vlërësim e çila është një nevojë shumë e domosdoshme për ne duke u ndjerë socialisht të mbështetur, njerëzitë të na respëktojnë për ato që bëjmë dhe arritjet tona dhe kjo na fal kënaqësi me pak fjalë nevoja për shumë njerëz të cilët na respektojnë dhe vlerësojnë arritjet tona.
Dhe mbi këtë nevojë por të lidhur me të kulmin e piramidës e zë nevoja për vëtëaktualizim e cila ka të bëjë me pranimin e vetes, të qenurit i pavarur, vlerësimi i njerëzvë, gjërave, nevoja për të patur sa më shumë kontakte sociale e marrëdhënie jo sipërfaqësore , sens humori, individ jo armiqësorë dhe i hapur ndaj ndryshimevë, dhe të bëjë rezistencë ndaj konformizimit social duke qenë kreativ dhe duke pas një drejtim personal. Ky është kulmi dhe në thelb të këtyre nevojavë është fakti se sa i rëndësishëm është për ne përmbushja e nevojës sociale.
Pra në thelb ne duhet ta ruajmë këtë marrëdhënie sociale duke u afruar me njerëzit tanë më të afërt, familja, miqtë të flasim me ta dhe jo vetëm duke ndarë emocione të mira por edhe duke ndarë ankthin, mërzinë apo çfarëdo lloj emocioni tjetër dhe mbi të gjitha të dëgjojmë po është fantastikë se sa e nevojshmë është kjo tani. Kjo do të na mbajë të lidhur dhe nuk do ta lejojë këtë ndarje sociale të ekzistojë.
Pra duke u kthyer dhe duke parë tek nevojat e Maslow ne shohim se kush zë pjesën më të rëndësishme të krijimit të asaj piramide dhe meqënëse ne jemi: në shtëpitë tona, kemi për tu ushqyer, kemi njerëzit e dashur pranë, jemi ngrohtë, mund të luajmë, të qeshim ta harxhojmë kohën me njëri tjëtrin.
Ndaloni per pak dhe pyesni veten:
-“ Po ata të cilët janë në burg dhe nuk mund të kenë asnjë të afërm vizitorë këto kohë?”
-“Po ata të cilët jetojnë në çadra dhe vdesin nga i ftohti ose nga frika se mund të infektohen nga ky virus por edhe nga 100 lloje virusesh të tjera sepse kanë vetëm një tualet të përbashkët?”
-“ Po ata të cilët luftojnë çdo ditë me armë dhe ndoshta nesër do ti zërë një plumb dhe nuk do të jenë më?”
-“Po ato vajza / gra të cilat sot trafikohen dhe dhunohen dhe nuk kanë një familjë dhe nje njeri që ti ndihmojë ?”
Dhe padyshim heronjtë e momentit:
-“Si ia bëjnë mjekët dhe infermierët që janë çdo sekond në kontakt me virusin, dhe si ia bëjnë ta përballojnë frikën dhe ankthin se mos ndoshta kur të kthehën në shtëpi do tia ngjisin fëmijëve më të vegjel apo të moshuarve?”
-“Po forcat ushtarake e policia që çdo ditë 24 në 24 duhet të jetë në gadishmëri për të rruajtur të gjithë ne që na shkrepet të dalim jashtë me orë e pa orë vetëm se egua jonë e ngurtë nuk do ti zbatojë rregullat?”
Si përfundim falenderoni Zotin që jeni mirë dhe shëndoshë dhe që gëzoni me familjet tuaja dhe shijojini këto ditë pa u penduar se vështirë ti gjeni më vonë, e mos bëni gabime që mund të pendoheni.
Jeta është shumë e shkurtër dhe e pa parashikuar për të ushqyer mërzi, ankth, frustrim ndaj vetes dhe njëri tjetrit. Falni dashuri, lumturi dhe shpresë vetëm këto të mira mund ta shpëtojnë botën.
Shkruan: Elpiniqi MERKURI, Psikologe klinike…..
Burimi: “ Mind control:Managing your mental health during covid-19”, Steve Joordens, University of toronto,2020.