Shkruan: Irma BULLA, Logopede….
Ju ndihëni fajtor,sepse nuk keni kohe mjaftueshëm gjatë ditës që ti jepni vëmëndje fëmijës tuaj.Ti e di se çdo të thotë çdo ditë të jesh me fëmijën në çdo hap dhe ‘Detyrat e Shtëpis’. Fëmija juaj mëson çdo ditë, kanë nevojë të ndryshojn rutinën dhe jo të merreni veç me detyrat. Por detyrat e shtëpis duhen bërë pavarsisht se fëmijët gjejn justifikime që mund ti bëjn detyrat më vonë,kjo gjë mundë të zgjasë për disa orë.
Ka shumë arsye pse fëmijët kanë shumë vështirësi të fokusohen.
- 1– Prindërit nuk e din dinamikën dhe presionin që fëmijët mund të ndiejnë gjatë ditës në klasë. Ata kalojn faza rebelimi gjatë kësaj kohës,por këto gjëndje zgjasin fare pak,kjo ndodhe kur fëmija kalon statusin nga kopështi në klasën e parë. Fëmija në këtë rast duhet të mësohet me detyrat e klasës së parë që në kopësht nuk i kishte.
- 2– Ndjeshmërit e veçanta/specifike. -Të gjithë kanë ndjeshmëri specifike, psh ka që preferojn dritën e zbeht ose muzik me zë të lartë kur bëjn detyrat,ose të lëvizin,ose kur ka shumë zhurmë në ambjentin ku bëhen detyrat mund ti irritojn.ndaj hasen vështirësi në mbarvajtjen në shkollë dhe bërjen e detyrave. Fëmijët sforcohen kur janë në shkollë që të mbajnë stabilitetin e humorit dhe ndjeshmërin, kur fëmijët vijn në shtëpi pas shkollës ata pëlqejnë të bëjnë aktivitete argëtuese që të balancojn lodhjen e shkollës,këtu mund të përmendim aktivitete fizike si hedhje,vrapime,ngjitje,biçiklet,sporte të tjera, ose dëshirojn të rrinë në ambjente të qeta.Kur detyrat e shtëpis janë të vështira ata humbin dëshirën ti kryejn dhe shtyjnë kohën e bërjes së tyre sa me gjatë.
- 3– Vëmendje e ulët. -Kjo ndjeshmëri ka një efekt të madhë në përqëndrimin e fëmijës,disa fëmijë natyralisht kanë mëndjen tepër aktive ku smunden të fokusohen veç në një gjë të caktuar,kjo gjë mund të ketë prejardhje gjenetike.
- 4– Detyrat janë shumë të vështira. -Disa fëmijë kanë vështirësi që të kuptojnë që i përkasin moshës së tyre,ose kur janë mbi standardin e normalitetit,kjo gjë nuk suportohet nga të gjithë.Në këtë rast është mirë të bisedohet me mësuesin që të gjendet një standard i përshtatshëm.
Ide të përgjithëshme për përqëndrimin tek bërja e detyrave.
- Jo gjithmonë gjërat e mira funksjonojn në çdo fëmijë.
- Detyrat mund ti bëjnë në orare të ndryshme gjatë ditës.
- Bëj një plan pune me fëmijën,bashkbisedoni me njëri-tjetrin duke marrë përgjigje nga vet fëmija se si të gjeni zgjidhjen.
- Detyrat janë prioritet,në momentin që fëmija vjen nga shkolla dhe shplodhet, parashtrojani planin dhe radhën e veprimeve që duhet të bëëj në vazhdimësi.
- Ndiqni çfarë keni vendosur,fëmijës mund ti duhet ndihmë në fillim.
- Vlersoni faktin që fëmija po zbaton planin e detyrave që krijuat bashkë.
Thjeshtojani procesin e detyrave njëllojë sikur po zgjidhni një film për të parë në kinema. Këtë gjë mund ta përdorim si hapin përfundimtar nëse ska funksionuar gjërat e tjera. Nxitjet mund të jenë jashtzakonisht motivuese për disa fëmijë,por duhet të shmangim përforcuesit në përgjithësi si ushqimet apo gjërat që kanë qejf fëmijët.
Ndoshta duhet të shkruash idet në një list në letër ose tabel dhe ja japim fëmijës që ta inspirojm kur i vjen koha e detyrave. Fëmijës mund ti pëlqejë kjo rutinë e të bërit të njëjtën gjë çdo ditë.
Shkruan: Irma BULLA, Logopede….