Shkruan: Mergime JASHARI, Psikologe…..
Çrregullimet e të ngrënit karakterizohen nga prania e shtrembërimeve të forta në sjelljen e të ngrënit. Ndër çrregullimet më të shpeshta janë:
- Anoreksia nervore,
- Bulimia nervore,
- Çrregullime të paspecifikuara, si dhe
- Obeziteti.
Në thelb anoreksia nervore mund të konceptohet si një sjellje e mësuar, e cila bëhet e qëndrueshme nëpërmjet përforcimeve pozitive, që e shoqërojnë në fillimet e saj.
Anoreksia nervore, e cila shfaqet me refuzimin e mbajtjes së peshës trupore mbi peshën minimale normale është një çrregullim me rrezik serioz për jetën që nuk shkaktohet nga asnjë sëmundje fizike.
Etimiologjia e termit anoreksi, nënkupton një humbje të rëndë të oreksit me bazë emocionale, ndërsa bulimia e prejardhur nga fjalët greke “bous’ që do të thotë kafshë dhe “limos” që do të thotë uri, është e njohur ndryshe edhe si “sindroma e pastrimit”.
Origjina gjuhësore e këtyre termave përputhet vetëm në dukje me këto çrregullime problematike për individët që i mbartin. Është interesant fakti që fjala anoreksi është përdorim i pasaktë, pasi shumë anoreksikë nuk shfaqin aq humbje të forta të oreksit sesa kanë frikë për të ngrënë.
Si anoreksia, ashtu edhe bulimia nervore shfaqen zakonisht në nivelet më të ngritura të shoqërive, apo tek njerëz për të cilët eleganca fizike konsiderohet e rëndësishme.
Shkruan: Mergime JASHARI, Psikologe…..