Shkruan: Sara MAÇI, Studente e Psikologjisë
Në realitetin e sotëm është e vështirë e thuajse e pamundur të pranojmë shtrembërime të ndryshme të shfaqura gjatë jetës në individë që mund të njohim. Një çrregullim mendor kronik i cili ndikon te qenia njerëzore dhe të tjerët rreth tij është individi me skizofreni.
Skizofrenia, është humbja e qenies humane me realitetin,sjellja anormale që shumë prej nesh shpeshherë i drejtohen me termin “çmenduri”.
Psikiatri zvicerian, Eugen Bleueler ka qenë ai që ka perdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë. Kjo sëmundje zakonisht shfaqet midis moshës 16 deri ne 30 vjeç. Skizofrenia e cilësuar ndryshe nga psikiatrit si psikozë,nuk e lejon individin të ndajë idetë dhe mendimet e tij.
Skizofrenët kanë tipare të caktuara të cilat pozicionohen të jenë të pranishme në periudha më të gjata se 6 muaj. Disa nga simptomat karakteristike që hasim te personat me skizofreni janë :
1.Izolimi social
2. Dëmtimi i vetes
3. Deluzionet
4. Halucinacionet
5.E folura e çorganizuar
6. Neglizhimi i higjienës personale
7. Disfunksionim i të menduarit
8.Mungesa e vëmendjes selektive
9. Memoria.
Personat me skizofreni janë të prirur për të menduar se dikush kërkon tu bëjë keq atyre dhe i ruan në çdo kohë, është i pranishëm me ta dhe në botën e tyre komandon dikush tjetër jashtë unit të tyre. Ata janë të predispozuar ti binden për mos të lënduar të tjerët rreth tyre. Zërat në kokën e skizofrenëve janë forcat e mendimeve dhe veprimeve qe ata kryejnë.
Të shikosh çfarë nuk është aty i obliguar. Shpesh këta persona tërhiqen nga jeta sociale sepse askush nuk mund ti kuptojë se çfarë bota e tyre përmban dhe të gjithë janë “të frikshëm” për ta. Duhet theksuar se neglizhimi ndaj higjienës është një karakteristikë e tyre negative.
Këta individë nuk e kuptojnë rëndësinë e simptomave që shfaqen dhe pengojnë aktivitetet e tyre ditore dhe percmojnë cdo mendim ndikues tek ata për të kërkuar ndihmë.
Të jetosh me këtë sëmundje është frika nga vetja se dikush është atje për të të thënë se sa i dështuar është partneriteti yt me realitetin dhe se askush nuk të do. Të jetosh me skizofreninë është hapi drejt dimensioneve të fundme te përshpejtuara sepse dikush është duke të ndjekur për të dëmtuar dhe po pret të të tërheqë nga duart,këmbet apo flokët.
Skizofrenët nuk janë në dijeni në të shumtën e rasteve për problemet qe paraqet personaliteti i tyre dhe për këtë arsye nuk janë në kërkim te ndihmës. Shumë pacientë kanë mungesë të pranimit, motivimit dhe fleksibilitetit.
Trajtimi i skizofrenisë natyrisht që ezaurohet deri në piken e mundur për tu finalizuar, me anë të antipsikotikëve. Jo në cdo rast te skizofrenisë këta antipsikotikë mund të jenë definitiv shërues të kësaj semundjeje. Disa nga barnat më të përdorura janë: Olanzapine(Zyprexa), Paliperidone(Invega), Ziprasidone(Zeldox), Sertindole(Serdolect), Clozapine.
Një pjesë e madhe e ilaçeve antipsikotike dihet se ka efekte anësore të cilat perfshijnë: Marramëndje, Humbje peshe, Rritja e kolesterolit në gjak, Përgjumje, Ngrirje muskujsh.
Por së fundmi, skizofrenët janë individë ,frymorë. Krijesa të gjalla sikurse jemi të gjithë. Pavarësisht disfunksionimit që kanë në realitet ata duhen mbështetur dhe drejtuar drejt terapive.
Skizofrenët duhet të hospitalizohen kështu mund të rilindi një mënyrë e probabilitet për sherim të tyre. Personat me skizofreni priret të vdesin më të rinj
Shkruan: Sara MAÇI, Studente e Psikologjisë