Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..
Jeta është ajo që ndodh, gjatë kohës që ju bëni plane të tjera. E nesërmja nuk është e garantuar për aske, andaj kape të sotmen.
Shpeshherë mund të ju joshë fakti që të shtyni zgjidhjen e problemeve të sotme, për nesër. Kjo mund të ju bëjë të ndiheni më mirë. Është fare e thjeshtë për ta besuar që shumë njerëz e bëjnë një gjë të tillë dhe ndihen vërtetë më mirë. Por, vetëm nëse bëni një analizë logjike, do të kuptoni që po bëni një gabim shumë të madh.
E nesërmja mund të sjellë probleme të tjera. Është e rëndesishmë të kuptojmë, që edhe e tashmja ka probleme dhe vështirësi me të cilat duhet të përballemi. Ju duhet të kushtëzoni veten dhe mendimet tuaja, ashtu sikurse bëni edhe me përzgjedhjen e informacioneve apo të njohurive.
Ju duhet të perballeni me të tashmen, në mënyre që të keni sukses për të nesërmen.
Praktikojeni një gjë të tillë, konsiderojeni aq të rëndesishme sikur cilësia e jetës suaj të varej prej saj.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..