Shkruan: Mimoza DELIAJ-CERANI, Psikologe…
Stresi i parë tek fëmijët përjetohet së bashku me lindjen. Vaji i fëmijës është një reagim që shpreh ai duke krahasuar rehatinë dhe ngrohtësinë e barkut të nënës me ftohtësinë dhe ashpërsinë e botës së jashtme. Fëmija mund të përjetojë stres pavarësisht se nevojat e tij për ushqim dhe strehim përmbushen.
-Depresioni i Bebeve – Shkaku më i rëndësishëm që e shtyn një bebe drejt depresionit është mungesa e nënës, nëse nëna shkëputet papritur në gjashtë muajt e parë. Tri periudhat që shfaqin shenjat e depresionit tek bebet janë : Periudha e protestos, depresionit dhe e mbylljes.
Periudha e Protestos: Fëmija qan vazhdimisht dhe është e pamundur që ai të qetësohet. Ai pushon kur i afrohet dikush, por ai fillon sërish të qajë pasi që ai e kupton se personi që i është afruar nuk është nëna e tij. Kur ai fillon të pushojë së qari në fytyrën e tij ka një shprehi të lodhur dhe të trishtuar.
Periudha e depresionit: Është humbja e oreksit, marrja e paktë e ushqimit dhe humbja e peshës janë shenja të depresionit, ndalon zhvillimi fizik mund të ketë të vjella dhe diarre, atëherë truri nuk stimulon mjaftueshëm hormonin e rritjes. Rezultati i këtij fëmije të dëshpëruar është ngadalësimi i zhvillimit trupor. Kur fillojmë ta shohim me vëmendje mund ta kuptojmë se fëmija ekspozon mërzi dhe trishtim.
Periudha e mbylljes brenda vetes: Nëse nëna vazhdon të mungojë edhe pas muajit të dytë fëmija fillon të mbyllet në vetvete dhe fillon të ekspozojë reagime emocionale. Ai nuk tregon interes për botën. Siç shihet mes nënës dhe fëmijës ka një lidhje të jashtëzakonshme shpirtërore. Kjo lidhje shpirtërore është ushqimi themelor për zhvillimin e fëmijës. Nënat që tregojnë interes dhe japin dashuri mundësojnë hapjen e kanaleve të dashurisë në trurin e fëmijës dhe stimulojnë përhapjen e hormoneve të lumturisë.
Sëmundja folëse –Kjo sëmundje formohet nga qëndrimi për një kohë të gjatë larg nënës ose personit që ka zënë vendin e nënës. Nëna mund të jetë e shtruar në spital për një kohë të gjatë ose të jetë e detyruar të largohet për shumë arsye të tjera. Në këtë situatë duhet të ekzistojë një njeri që duhet ta zëvendësojë nënën në rolin e dhënies së ngrohtësisë dhe të dashurisë për fëmijën. Nëse ndodh që njerëzit që kujdesen për fëmijën të ndryshojnë shpesh kjo lloj lidhje humbet tek fëmija, atëherë tek këta fëmijë fillojnë të shfaqen disa shenja si: Frika e humbjes së nënës dhe shprehja e stresit tek fëmijët.
Frika e humbjes së nënës –Fëmija që shfaq një lidhje të thellë me personin që kujdeset për të. Ky është rezultati i pashmangshëm i dëshpërimit dhe pamjaftueshmërisë. Personi që kujdeset, pra personi që ndjen besim tek ai që në shumicën e rasteve kjo është nëna, mund t’a qortojë atë, edhe pse ajo e qorton, ai strehohet sërish në prehërin e nënës. Ky është një ndër çastet më të lumtura të atij fëmije. Ndarja e personit që kujdeset për një periudhë të gjatë apo të shkurtër, bëhet një pjesë e pashmangshme e jetës së tij. Kjo marrëdhënie lidhje-ndarje është një marrëdhënie themelore që udhëheq jetën në vazhdimësi të personit. Shkaku i vërtetë i mospjekjes plotësisht të marrëdhënies lidhje -ndarje tek të rinjtë dhe fëmijët është mospërputhja e tyre kur martohen, shkojnë në ushtri apo që vuajnë frikën e shkollës. Te këta njerëz ekziston frika se do të humbasin personin me të cilin janë të lidhur dhe e duan. Kjo frikë do ta zhvillojë fëmijën në proçesin normal te jetës.
Shprehja e stresit tek fëmijët –Çdo sjellje e drejtë apo e gabuar e një fëmije është një shenjë. Fëmijët para periudhës së adoloshencës dhe të rinjtë nuk mund t’i shpjegojnë problemet e tyre me fjalë. Gjuha që përdorin është gjuha e sjelljes si: Refuzimi i ushqimit, gënjeshtra, vjedhja ,lëvizjet e tepruara, pagjumësia, mbyllja në vetvete, xhelozia, dembelizmi, nervozizmi, kryerja e fajeve, varësia, devijimet seksuale, masë ndaj vetëvrasjes. Të gjitha këto që përmendëm më lartë janë çrregullime të sjelljes që vërehen shpesh tek fëmijët. çrregullimet në sjellje janë një mesazh që kërkohet t’u jepet prindërve dhe shoqërisë. Pas këtij mesazhi fshihet një lajmërim, zakonisht ky lajmërim është ”Kujdes ju lutem rezervoni kohë për mua!”
Fëmijët që rriten në mungesë të kontaktit me nënën e tyre, janë indiferentë, të ftohtë, të painteresuar,të zbehtë, me dhimbje barku-stomaku dhe prbleme në frymëmarrje. Mungesa e nënës në moshë të hershme bëhet shkak për çrregullime në moshën e mëtejshme.
Zakonisht në vendin tonë ndodh e kundërta e kësaj.
Ashtu si lidhet fëmija me nënën, lidhet dhe nëna me fëmijën e saj. Mes tyre ka një marrëdhënie aq të ngushtë saqë shpesh krijohet një lloj varësie nga ana e të dyja palëve. Nëna është aq mbrojtëse sa vjen vërdallë me pjatën në dorë, kontrollon gjithçka, nuk i jep fëmijës mundësinë e iniciatives, atëherë një fëmijë i tillë nuk mund të shkojë as në tualet pa nënën ,ai nuk do të mund të shkëputet as kur të fillojë shkollën. Ndarjen më të vogël e gjykon si humbje të nënës . Ndodh që fëmija zhvillon ankth në momentin e ndarjes me nënën dhe nuk është i aftë të ndërtojë marrëdhënie sociale, do të jetë i mbyllur në vetvete, do të jetë një i ri që do të jetë i ngrirë edhe në sjelljet seksuale.
Në zhvillimin e identitetit të shëndetshëm të njeriut, marrëdhënia individuale dhe e vazhdueshme nënë-fëmijë është një rregull i pashmangshëm.
Shkruan: Mimoza DELIAJ-CERANI, Psikologe…