Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik……
Kjo teknikë ju ndihmon për të zëvendësuar të folurit e brendshëm (monologun mendor) negativ, me një monolog (të folurit e brëndshëm) pozitiv.
Ecuria::
- Identifikoni të folurit e brendshëm negativ në situatat që ju shqetësojnë. Shkruani fjalë për fjalë mendimet tuaja negative.
- Pastaj, përballë çdo mendimi negativ shkruani në letër mendimet e kundërta alternative pozitive. Thujani vetes suaj së brëndshmi këto mendime pozitive disa herë rradhazi. Po të jeni në një vend pa njerëz, mund t’i thoni edhe me zë të lartë.
- Praktikojeni këtë gjë vazhdimisht dhe për çdo ndryshim real në mënyrën e të menduarit shpërblejeni veten me diçka të këndshme.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik……