Shkruan: Sevdie JASHARI-RAMADANI, Psikologe Klinike dhe Shëndeti
Ardhja e një foshnje të re ne jete është zakonisht një gjendje lumturie për një familje, por gjithashtu mund të jetë një gjendje potencialisht stresuese për nënat qe lindin për herë të pare (Ngai, Chan, & Holroid, 2007). Çrregullimet e humorit paraqesin formën më të shpeshtë të sëmundshmërisë në periudhën pas lindjes dhe janë forma e dytë më e zakonshme e sëmundjes mendore në Shtetet e Bashkuara (Kessler et al., 2005).
Termi ,,Depresioni Pas-Lindjes,, përfshin një ombrellë te disa çrregullimeve te humorit që pasojnë lindjen e fëmijës. Është jetike për të bere dallimin mes këtyre gjëndjeve, sepse secili mund të kërkojë forma trajtimi të ndryshme (Perfetti, Jennifer, Clark, & Capri-Mara, 2004).
ÇRREGULLIMET E HUMORIT NË PERIUDHËN PAS LINDJES — Ekzistojne tre gjendje të vështira emocionale te cilat femrat i përjetojnë pas lindjes së fëmijes si :
- “Baby Blues”- Disforia Pas-Lindjes
- Depresioni Pas-Lindjes dhe
- Psikoza e lehonisë.
PREVALENCA E DEPRESIONIT PAS-LINDJES — Ky është një problem i madhë i Shëndetit Publik nga i cili preken 10% -15% të nënave në shoqëritë perëndimore te zhvilluara ekonomikisht (Taherifard, Delpisheh, Shirali, Afkhamzadeh , & Veisani, 2013). Halbreich dhe Karkun,(2006), shqyrtuan 143 studime në 40 shtete duke u përqëndruar në prevalence e DPL-se duke demonstruar ndryshueshmërinë në raportimin e DPL-SE ku shkonin nga pothuajse 0% në 60%
Në disa vënde si Singapori, Malta, Malajzia, Austria dhe Danimarka ka shumë pak raste të raportuara me DPL ose simptomave depresive pas lindjes, ndërsa në vende të tjera (p.sh. Brazil, Kosta Rika, Italia, Kili, Afrika e Jugut, Tajvani dhe Korea) rastët e raportuara më simptoma depresive pas lindjes janë shumë të përhapura.
Incidenca e larmishme e DPL-së mund të jetë për shkak të kohës si pikë e veçantë në vlerësim, mjetet e vlerësimit, kriteret diagnostike, faktorët biologjike dhe dallimet në mjedisin socio-ekonomik dhe sfondin kulturor (Klainin & Arthur, 2009).
FAKTORËT E RREZIKUT
- Gratë me histori të mëparshme të depresionit ose ankthit
- Ngjarje stresuese gjatë shtatëzanisë (trauma)
- Konflikti martesor
- Lindja e parakohshme ose e komplikuar
- Vështirësitë e kujdesit për fëmijët (ushqyerja, gjumi, shëndeti problemet)
- Përceptimi nga nëna e një fëmije me një temperament te vështirë
- Gratë me histori të mëparshme të PPD (55%)
- Sëmundjet
– Diabeti (50% më shumë gjasa)
– Tiroide (33% më shumë gjasa)
IDENTIFIKIMI I PPD: KUSH ËSHTË NË RREZIK? — Pse duhet te vlerësohen të gjitha gratë për PPD gjatë vizitave gjinekologjike, neonatologjike pas lindjes ?
- Së pari, shumë gra presin periudhen e përshtatjes pasi të lindin fëmije. Kështu, nënat që kanë lindur për herë të parë mund të mos kuptojnë fare çfar janë duke përjetuar dhe se diçka nuk është normale.
- Së dyti presioni për tu bërë nënë e mirë është i tillë dhe nëse një nënë e kupton se diçka nuk është në rregull ajo ngurron për të pranuar nga turpi dhe frika.
Sipas Epperson,(1999), shumë lehona më DPL frekuentisht mëndojnë se janë duke ,, u çmëndur,, dhe shqetësohen së nëse ato ndajnë këto mëndime me një profesionist shëndetësor ato do të,, mbyllen,, ose dikush do t’ua marrë fëmijen nga ato. Një tjetër faktor komplikues është, se gratë të cilat nuk e kanë marrë kujdesin perinatal nga mjeku familjar janë zakonisht konfuze se kujt ti drejtohën. Ato mund të mos jenë të organizuara për të parë gjinekologun – obstetrikun e tyre dhe pediatri i fëmijes së tyrë në mëndjen e tyre identifikohet si mjeku i fëmijes.
Infermierja mund te ben tri pyetje të thjeshta:
- A jeni ndjerë të tronditur gjatë 7 ditëve të fundit?
- A keni mendime për të dëmtuar veten apo fëmijën tuaj?
- A keni vështirësi në përshtatjen me rolin tuaj të ri si nënë?
Nëse ata përgjigjen po për ndonjë nga pyetjet e mësipërme, atëherë ofroni referime për profesionistin e shëndetit mendor.
IDENTIFIKIMI I DPL-SE: KUSH DUHET TË BEJE DHE KUR? — Është vlerësuar se të paktën 50% të rasteve të DPL-së janë të paidentifikuara. Kur DPL është identifikuar, ajo ndodh më shpesh në kujdesin parësor (41.3% e rasteve), e ndjekur nga obstetër (30.7%), pastaj ofruesit e shëndetit mendor (13.0%). (Patricia et al., 2007).
Edinburgh Postnatal Depression Scale (EPDS)
- I krijuar posaçërisht për të identifikuar pacientët në rrezik për depresionit Postpartum
- Vlerëson simptomat e depresionit dhe ankthit
- Kompletohet nga pacienti
- Dhjetë pyetje , merr pesë deri në dhjetë minuta për të përfunduar
- I përdorur gjerësisht nga shumica
- Mjet vlerësimi për gratë shtatzëna dhe pas lindjes
- TRAJTIMI —Shumica e rastëve të DPL-së mund të trajtohen si pacient të jashtëm, por në qoftë se rreziku suicidal ose siguria e fëmijes është një shqetësim, atëherë hospitalizimi duhet të sigurohet automatikisht.(Moses-Kolko, Eydie ,& Roth, 2007).
- Psikoterapia, e cila ka provuar të jetë efektive për depresion të lehte dhe të moderuar,
- Farmakoterapia mbetët shqetësim në lidhje më ushqyerjen e foshnjës me gji dhe efektet e ilaqet kundër depresionit në zhvillimin neurologjik të foshnjat e tyre
- Ndërsa hulumtimet e fundit tregojnë se nuk ka efekte të menjëhershmë anësore tek foshnjat në gji, por nuk ka hulumtime që vëndosin lidhshmërine me efektët afatgjata të antidepresantëve në tru dhe sistemin nervor të foshnjet( Yonkers& Kimberly, 2007)
- Nëse mjeku vëndos se ilaqet kundër depresionit janë të nëvojshme dhe ajo është e përshtatshme për një trajtim të tillë, foshnjat në gji duhet të monitorohen për efektet e mundëshme anësore, siç janë: vështirësi e të ushqyerit, shtim në peshë dhe vështiresi për të fjetur.( Yonkers& Kimberly, 2007).
- Shkruan: Sevdie JASHARI-RAMADANI, Psikologe Klinike dhe Shëndeti