Shkruan: Delina MALAJ, Psikologe klinike….
Suksesi në rastin e individëve me autizëm mund të jetë si koncept i bukurisë; një term subjektiv që varet nga syri i atij që shikon.
Nuk është e çuditshme që prindërit , mësuesit, motrat, vëllezërit e individëve me autizëm të përballen me shumë sfida. Presioni për të bërë çdo gjë të mundur që fëmija të jetë i sukseshëm është ndër sfidat më të mëdha.
Shumë prindër e barazojnë suksesin e një fëmije që vepron sa më shumë si një “fëmijë tipik”, kur shfaq sa më pak karakteristika të autizmit. Të tjerët e shikojnë suksesin si një kënaqësi dhe balancë në ruajtjen e një jete te pakonsumuar nga ASD(Crregullim i spektrit autik).
Në varësi të pozicionimit që merr fëmija në këtë bosht, presionet e jashtme mund të jenë shumë të vështira sa herë që publikohet një artikull i ri per autizmin.
Nuk është e pazakontë që artikuj të buletineve shkencore të cilat janë të bazuara në studime me shumë kufizime te dalin ne shtyp me tituj “kurë e re për autizmin” apo “shpresë e re për fëmijët me autizëm”. Përvec këtyre lajmeve me tituj sensacional, prindërit përballen me histori të pavërteta që tregojnë pjestarë të familjes apo miq. Mbase dikush njeh dikë që bën një dietë speciale e cila eleminon autizmin.
Mbase një person i famshëm bën fushatë kundër vaksinave dhe presionon prindërit e fëmijës me autizëm dhe të tjerët për të neglizhuar evidencën shkencore dhe arsyen për te dëgjuar frikën. Këto presione ndjehen vërtet shumë dhe ato i shtohen ditës me mundime të nje prindi te femijës me autizëm.
Çfarë njohurish duhen të përdoren për të përballuar këtë presion?
Duhet të jemi në djeni të një natyre komplekse të problemit qe perfshin faktorë biologjik dhe gjenetike, si dhe faktorë të jashtëm të ambientit rrethues. Shumë prindër mund të qetësohen disi, duke u ndërgjegjësuar se mund të egzistojnë disa kufizime por ne mund të punojmë për të nxitur disa aftësi.
Mësues të mirë, ambient rrethues pozitiv, ndërhyrje e hershme e bazuar shkencërisht, terapi komunikimi dhe lojë me familjen mund të ndihmojnë për të stimuluar fëmijën në maksimumin e mundësive të tij.
Gjithsesi edhe me ndrëhyrjet e hershme më të mira të mundshme, një fëmijë i spektrit autik ka të ngjarë të mos “kurohet” apo të largojë përfundimisht elementët e autizmit nga jeta e tij. Diferencat gjenetike janë ato që vendosin se disa femijë kanë nivele më të rënda të crregullimit, të cilat bëjnë që të reagojnë më pak ndaj ndërhyrjes, sado intensive të jetë.
Një shembull është ylli i famshëm i futbollit Doug Flutie dhe djalit të tij me autizëm. Familja Flutie kishte punësuar terapistë gjatë gjithë kohës për djalin e tyre. Ata ofruan ndërhyrjet më të shtrenjta dhe intensive për djalin e tyre dhe pavarsisht kësaj , ai aktualisht është mbi të 20-tat dhe nuk ka gjuhë të folur. Ai bën pjesë në nivele të rënduara të spektrit autik.
Gjithsesi si rezultat i dedikimit të gjithë familjes dhe gjithë burimeve të tjera në shërbim të tij, ai sot është duke jetuar një jetë të rehatshme me aftesitë e zhvilluara deri në maksimumin e mundësive dhe kapaciteteve që i lejon atij gjenetika.
Prindërit shpesh vënë në pikpyetje veten e tyre, prindërimin dhe dedikimin e tyre. Ajo që epigjenetika dhe intervali i kapaciteteve sugjeron për prindërit e fëmijëve me autizëm është t’u ofrojnë fëmijëve të tyre ndërhyrjen dhe mbështetjen e duhur që e gjithë familja të jetë e balancuar, e shëndetshme dhe e sukseshme. Ndërhyrja e hershme është kritike në maksimizim të inetervalit të kapaciteteve.
Disa fëmijë me autizëm do të rriten dhe do të ndërtojnë karriera, mardhënie sociale dhe pavarsi totale. Disa të tjerë nuk do të flasin dhe disa nuk do të punësohen asnjëherë në jetën e tyre.
- Bëni më të mirën që mundeni për fëmijën tuaj!
- Mos e krahasoni vetën me të tjerët!
Dhe kujtoni faktorët që janë më të rëndësishmit:
- që këta fëmijë apo të rritur kanë fushat e tyre ku mund të kenë sukses,
- mund të vazhdojnë të kenë përmirësime,
- mund të shijojnë jetën dhe
- më e rëndësishmja, mund t’u jepet dashuri!
Shkruan: Delina MALAJ, Psikologe klinike….
(Burimi: Albania ABA)