Shkruan: Almira LLAUSHA, Psikologe keshillimi ..
A ndjeheni apo jeni ndjerë ndonjëherë të stresuar apo të depresionuar? A e keni ndjerë ndonjëherë negativitet në gjërat që po ndodhin në jetën tuaj?
A e dini se në trurin tonë ka kimikate që na bëjnë të ndihemi mirë? Një nga më të rëndësishmet është dopamina. Reduktimi i niveleve normale të dopaminës mund të çojë në efekte negative si depresioni dhe negativiteti.
Por mos u shqetësoni, ka mënyra natyrale për të rritur dopaminën në mënyrë që të mund të përjetoni një nivel më konstant të lumturisë me anë të disa teknikave.
- Ushtrimi –Ushtrimi mund të rrisë nivelet e endorfinës, serotoninës dhe dopaminës, jo vetëm që forcon muskujt, por do tju ndihmojë në reduktimin e stresit. Gjëja më e mirë është se funksionon me çdo lloj stërvitje, mjaton të bëni disa lëvizje!
- Shmangia e varësisë –Varësia mund të japë një nxitje të menjëhershme të kënaqësisë, por nuk zgjat shumë. Çfarë ndodh në fund ? Ndodh që nivelet themelore të dopaminës do të zvogëlohen efektivisht dhe do t’u duhet të përdorni varësinë tuaj, si alkooli, droga, por edhe ushqimi, etj. Gjithnjë e më shpesh. Prandaj, është e dobishme të shmangni varësitë dhe të përqendroheni te gjërat që na japin qetësi dhe paqe.
- Detoksifikimi –Toksinat dhe bakteret jo të shëndetshme mund të ndalojnë prodhimin e dopaminës, sigurohuni që të pastroni trupin në mënyrë të qëndrueshme.
- Rritja e tyrosinës –Ky aminoacid është një nga më të rëndësishmet për prodhimin e dopaminës. Konsumimi i bajameve, bananeve, çokollatës së errët dhe i çajit jeshil ndikojn mjaft pozitivisht..
- Muzika –Dëgjimi i muzikës në të vërtetë rritë kimikatet që ju bëjnë të ndiheni mirë, prandaj sigurohuni që ju të dëgjoni rregullisht muzikën që ju pëlqen.
- Organizoni jetën tuaj –Kur një gol përfundon, nivelet e dopaminës rriten. Prandaj, duke shkruar detyrat ose objektivat tuaja, madje edhe ato me rëndësi të vogël dhe pastaj duke shënuar ato me x, ose siç preferoni sa herë që një prej tyre të arrihet, do të ndjeni një shkarkim të vogël të dopaminës për përfundimin e qëllimit tuaj.
- Kreativiteti –Të qenit kreativ liron dopaminën. Gjëja më e madhe është që kreativiteti mund të gjendet në një sërë detyrash nga shkrimi në këngë, vallëzim, shpikje, ndërtim etj.
8.Meditim –Kjo funksionon ndryshe nga stërvitja. Kjo do t’ju bëjë më të qetë dhe të relaksuar, do t’ju lejojë të reduktoni stresin.
Shkruan: Almira LLAUSHA, Psikologe keshillimi ..