Shkruan: Ilir HAVOLLI. Psikolog Klinik….
Tiku është lëvizje motore ose vokalizim, i shpejtë, i papritur, jo-ritmik, steroetipik.
Tiket mund të jenë kalimtare ose të qëndrueshmë.
Tiket e lehta dhe kalimtare janë të zakonshme në fëmijeri dhe kanë pak domëthënie klinike. Tiket e lehta ndodhin në afro 10% të fëmijëve. Djemt preken më shpësh sesa vajzat. Mosha e fillimit është zakonisht rreth 7 vjeç.
Tiparet karakteristike fillestare janë dridhja faciale dhe e syve, të cilat mund të përkeqësohen nga stresi psikologjik, ankthi, merzia. Tike të tilla mund të frënohen për një kohë të shkurtër. Shpesh ato janë më mire gjatë gjumit apo kur femija merr pjesë në aktivitetete të këndshme. Shumë tike zgjasin vetëm pak jave apo muaj. Nuk kanë nëvoje për ndërhyrje.
Tiket e lehta zakonisht i përgjigjen shpjegimit dhe risigurimit. Duhen parë më fëmijet streset e mundshme dhe menyrat për ti larguar ato. Prindërit këshillohen të mos t’i kushtojnë vëmendje tikëve. Prognoza është e mire, zhduken brenda pak javëve.
Në të kundërt, tiket vokale dhe motore të rënda, të shumëfishta mund të jenë paaftesi.
Format më të rënda fillojnë rreth së njëjtes moshe, por janë të qëndrueshëm dhe përhapen për të prekur pjesë të tjera të trupit. Mund të ndodhin lëvizje motore të komplikuara dhe shqiptime vokale të fjalëve apo frazave.
Prania e tikëve të qëndrueshmë, të kombinuara, të shumëfishta motore dhe vokale që shkaktojnë shqetësim të theksuar apo demtime të mëdha në fushat sociale e fusha të tjera të rëndësishme të funksionimit njihet si sindroma Gilles de la Tourette.
Ajo karakterizohet në mënyre kasike nga dridhje muskulare dhe vokalizime shpërthyesë. Mund të shoqerohët me koprolali (thënie të turpshme), çrregullime të vëmendjës, impulsivitet, tipare obsesivo-kompulsive.
Tikët e rënda përfshi sindromen Tourette kërkojne trajtim më intensiv dhe të kombinuar (modifikimi i sjelljës dhe trajtim më medikamente).
Përsa i përket etiologjisë, kanë bazë gjenetike (Sindroma Tourette), neurologjike, neurokimike (mëndohet për metabolizëm jonormal të dopaminës). Presionët prindërore apo të shkollës mund ta përkeqësojnë problemin.
Shkruan: Ilir HAVOLLI. Psikolog Klinik….