Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…..
Që nga zbulimi i barnava që ndriçojnë disponimin, të ashtuquajturat antidepresivë, depresionet e çdo lloji munden të trajtohen edhe në mënyrë medikamentoze. Kjo është njëra nga mundësitë e trajtimit që veprojnë më intensivisht dhe më shpejtë.
Antidepresivët e ndryshëm ndikojnë në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm.
Nëse ilaçi i shkruar pas disa javësh sipas mendimit tuaj ndikon tejet pak ose ka reaksione tejet të pakëndshme, mos ngurroni që të flitni me mjekun për këtë. Falë lajmërimit tuaj ai mund të zgjedhë një ilaç më të përshtatshëm.
Depresioni nuk është një pjesë normale e jetës por është një sëmundje që duhet kuruar sa më shpejtë.
Një nga mënyrat e kurimit është ajo nepermjet ilaçeve antidepresive.
Shumica e klientëve mund ti perdorin ilaçet për kohen e caktuar, rezultatet e ilaçeve mund te vonojne deri ne dy jave.
Është ironike që kur kërkoni ndihmë për depresion, mund të duket si peshë e shtuar që të zgjidhni nga llojet e ndryshme të tretmaneve në kohë kur ju e keni vështirë të merrni vendime.
Ka lloje të ndryshme në dizpozicion për tretmane të depresionit. Megjithëatë dizpozicioni i disa tretmaneve mund të jetë e kufizuar, varet se ku jetoni.
Njerëzit që e përjetojnë depresionin ishin duhur të zgjedhin lirisht në mes të llojeve të tretmaneve ose kombinimeve të tretmaneve.
Praktikisht shumica e njerëzve që shkojnë te mjeku i tyre i përgjithshëm, atyre ju ofrohen ilaçe kundër depresionit si zgjidhje e parë tretmani.
Kombinimi i tretmaneve në formë të bisedës-këshillimeve dhe ilaçeve (medikamenteve antidepresive) kundër depresionit për shumë njerëz është mënyra më efektive për ta përballuar depresionin.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…..