Pyetje për Psikologun.
- Përshëndetje,kam nevoj per dicka nese mund te me ndihmoni?Me sa e shoh veten une kam veshtiresite shprehem (te flas)para ndonje grupi njerzish dhe mendoj sipas leximeve qe kam problem me ankthin une ,si mund ta zgjidh kete problem qe te jem me i lirshem kur te shprehem ?
Përgjigjet: Majre LEVENISHTI , Psikologe shkollore dhe edukimi
Përshëndetje,faleminderit për pyetjen. Ankthi është një emocion i pakëndshëm,ai është i pranishëm në një fare mase në jetën e përditëshme. Ajo është një ndjenjë shkakton mërzi, tension, frike. Ankthi është në lidhje të ngushtë me frikën që në qender të saj ka frikën e papërcaktuar.
Si fillim doja tju beja të ditur që për të marrë një diagnozë duhet të paraqiteni te një specialist.Nga llojet e ankthit nga ajo që ju thoni është ankth social.
Çfarë është ankthi social?– Ajo është frika per tu vleresuar si negativ nga të tjerët në situata shoqërore. Kjo përmban një gamë të emocioneve, të tilla si frika nga intimiteti dhe frika nga poshtërimi. Kjo i bën njerëzit të shmangin situatat publike dhe marrëdhëniet njerëzore deri në pikën ku jeta tyre e përditshme bëhet e vështirë. Këtë se uroj për ju pasi duke e menaxhuar mire mund tja dalim
Një ndihmë shumë e mire për të zbutur apo ulur ankthin janë : 1.marrja frymë thellë(deri në tre here)frymarrje e cila ndihet deri në thellësi të mushkrive .
1-Frymarrja qetëson dhe njëkohësisht con oksigjen në tru.
2-pirja e ujit (të pini një gotë ujë ).-Ky veprim nderpret procesin që provokon gjëndjen dhe njëkohesisht hidraton trurin.
3-.mbajtia e një objekti të vogël në dorë(kjo ben qe te ushtrojmë presionin e emocioneve tona aty). Ky veprim stimulon hormonin e oksitocines,i cili influecon direkt në sferen afektive.(keto te treja është mire të bëhen momentin e takimit me grupin qe do takohemi)
Ushtrimet për të zëvendësuar mendimet negative me ato pozitive Beni nje liste te mendimeve tuaja negarive dhe perpiloni mendime pozitive krahas atyre negative dhe mundohuni ti ndryshoni ato.
Teknika e relaksimit , si meditimi, ushtrime me frymarrjen,joga. Ushtrime fizike ,pasi ushtrimet çlirojnë kimikate dhe të shkaktojnë imazhe pozitive ne tru.