Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
• Zgjat një dorë për të kapur apo për të afruar një send ose një lodër.
• Manipulon sendet, i çon ato nga një dorë në tjetrën.
• Eksploron sende të reja duke i shtyrë ato me një gisht.
• Përdor me paramendim kapjen pincetë për të kapur sende apo lodra të vogla.
• Fut lodrat brenda njëra tjetrës (për shembull kuti me madhësi të ndryshme).
• I lëshon sendet ose lodrat duke i hedhur, nuk mundet që ta vendosë një send në një vend të caktuar pa vështirësi dhe me vetëdije.
• Fillon t’i japë vetë trupit për t’u ngritur në pozicion drejtqëndrimi në këmbë
• Fillon të qëndrojë vetë në këmbë, të mbështetet tek mobiljet për t’u mbajtur, lëviz rreth pengesave me hapa anësore.
• Ka një ekuilibër të mirë kur ulet, mund të mbajë një pozicion pa u rrëzuar.
• Zvarritet me duar dhe gjunjë, hipën dhe zbret kështu nëpër shkallë.
• Ecën duke e mbajtur pas dore një i rritur, madje dikush mund të fillojë edhe të ecë vetë. Përdorimi i dorës së majtë apo të djathtë
Ne jetojmë në një botë që i trajton minoritetet në mënyrë jo të barabartë: mëngjarashët, një minoritet prej 10%, nuk bëjnë përjashtim.
Dyert, gërshërët, thika dhe mbulesa e tavolinës janë të përcaktuara për dorën e djathtë dhe dora e majtë është dora “e gabuar”.
Shumë prindër mezi presin ta largojnë fëmijën nga ky status minoriteti, duke u përpjekur me zor ta bëjnë të përdorë dorën e djathtë. Specialistët mendojnë se ky presion prindëror për të ndryshuar atë që është e lindur tek fëmija, do të çojë në shfaqjen e belbëzimit apo dhe të disa çrregullimeve të tjera në të mësuar.
Tashmë nuk rekomandohet aspak përpjekja për të ndryshuar këtë aftësi natyrore të përdorimit të duarve. Shumë fëmijë përdorin të dyja duart njëlloj në fillim: disa tregojnë preferencë për njërën dorë
ose tjetrën brenda pak muajsh, të tjerë jo më përpara se të festojnë ditëlindjen e tyre të parë.
Disa duket se preferojnë njërën dorë në fillim dhe më pas e braktisin. Është e rëndësishme ta lejosh fëmijën të përdorë dorën që është më e rehatshme për të, dhe jo atë që juve ju pëlqen të përdorë.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….