Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…
• Vëzhgon njerëzit, sendet dhe aktivitetet në mjedisin rrethues.
• Dallon dhe tregon sendet në distancë deri 3-4.5 m larg.
• I përgjigjet testit të të dëgjuarit, por duke qenë se e humb shpejt interesin, mund të jetë e vështirë ta testosh.
• Ndjek udhëzime të thjeshta.
• Zgjat duart edhe për të arritur lodra të cilat janë larg, por që ai i sheh me sy.
• Vazhdon ende të fusë çdo gjë në gojë.
• Lëshon një lodër nga dora kur dikush i jep diçka tjetër.
• Kupton që nëse një send kthehet përmbys, ai mbetet përsëri i njëjti. Për shembull një filxhan i kthyer përmbys, mbetet përsëri një filxhan.
• Imiton aktivitete, për shembull përplas dy kuba bashkë, i përplas ato me tryezën etj.
• I lëshon lodrat qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur dhe shikon në drejtim të sendit të rënë.
• Tregon që di të përdorë mirë sendet e përdorimit të përditshëm, për shembull përpiqet të pijë nga gota, vë një varëse në qafë, përqafon kukullën
• Tregon që ka kuptuar diçka në lidhje me konceptin e hapësirës; fut kuba në gotë dhe i nxjerr kur dikush ia kërkon këtë.
• Tregon që ka kuptuar funksionin e sendeve; fut lugën në gojë, përdor furçën për të krehur flokët, kthen faqen e librit.
• Nga fundi i kësaj periudhe, nëse fëmija është duke luajtur me një lodër dhe dikush ia merr dhe ia fsheh pjesërisht poshtë një cope, fëmija fillon ta kërkojë.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…